AKTUALITET

Daniel Shima jep dy herë dëshmi në SPAK, rrëfimi u përdor si provë e re në gjykatën e Apelit

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 21 February 2026, 10:17

Daniel Shima jep dy herë dëshmi në SPAK, rrëfimi u


Ish-zv/drejtori i Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është marrë dy herë në pyetje në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, lidhur me hetimin penal ndaj ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj dhe zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni.

Dëshmia e Shimës, është klasifikuar si sekret nga SPAK. Por ky sekret u dekonspirua teksa rrëfimi i Daniel Shimës është përdorur si provë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku përfaqësuesi i prokurorisë, e paraqiti në tavolinën e gjyqtarit si provë të re.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, është pyetur dy herë për llogari të procedimit penal Nr.36/4, ku persona nën hetim për disa vepra penale janë vënë shtetasit biznesmeni, Ergys Agasi, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, Ermal Beqiri i “Soft Solution”, Hava Delibashi, Rogers Rryta, Andis Papa, Gëzim Hoxha.

Pyetja e tij është realizuar në muajin Dhjetor 2025 dhe në muajin Janar 2026, ku Daniel Shima ka dhënë shpjegime lidhur me praktikat e hapjes së procedurave tenderuese në Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit.

Shima, ka dhënë shpjegime detajuese që sipas prokurorisë së posaçme ka rënduar pozitën e ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Sipas rrëfimit të tij, Komisionet e Vlerësimit të Ofertave gjatë mbylljes së praktikave, shpesh herë orientoheshin nga titullarja e institucionit, Karçanaj.

Dëshmia e Shimës është futur si provë e re në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur u morën në shqyrtim kërkesat e personave të arrestuar për zëvendësimin e masave të sigurisë.

Përmes kësaj prove të re dhe provave të tjera shtesë, SPAK arriti të bindë Gjykatën e Posaçme të mbajë të pandryshuara masat e sigurisë ndaj personave proceduar për këtë rast.

Hetimet ndaj këtij rasti vijojnë, ndërsa Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vazhdojnë të qëndrojnë në kërkim, pasi gjakata ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg”.

Nga ana tjetër Daniel Shima, është një ish-zyrtar që ka pasur dhe një precedent hetimi në prokurorinë e Tiranës, pas dyshimeve se ai u rrëmbye në zonën e “Qytetit Studenti” në kryeqytetit.

Pas hetimeve të kryera prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e dosjes penale për “rrëmbimin” e ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Kjo dosje u rregjistrua në prokurori, pas një referimi penal të bërë nga komisariati Nr.1, i cili kishte marë një denoncim në muajin Gusht 2025, për rrëmbimin e Shimës.

Por pas verifikimeve të kryera Prokuroria e Tiranës mori vendimin e mosfillimit të çështjes penale. Vendimi u morr, duke u referuar tek kqyrja e pamjeve filmike, marrja në pyetje 3 herë e Daniel Shimës, të të fejuarës së tij avokate, 2 herë të nënës së tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?