Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

ISHMT bllokon 600 gota qelqi që u futën në Shqipëri, origjina nga Kina, rrezik serioz për shëndetin

P
Piranjat 1 April 2026, 17:45 · 1 min lexim
ISHMT bllokon 600 gota qelqi që u futën në Shqipëri,

Një sasi prej 600 copë gotash qelqi, u ndalua para hedhjes së tyre në treg për përdorim nga konsumatorët, falë ndërhyrjes së shpejtë të ISHMT, në bashkëpunim me AKU dhe subjektin tregtar që kishte bërë importin e tyre në Shqipëri.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut njofton se ka bërë bllokimin e produkteve me të dhënat si më poshtë:

• Gota qelqi për pije me print kungulli (nr. artikulli 3057450)

• Gota qelqi për pije me motiv “Holly” në ngjyrë jeshile dhe të kuqe (nr. artikulli 3058966)

• Gota qelqi për pije me print lulesh (nr. artikulli 3065910)

• Gota qelqi për pije me zemra të vogla të kuqe (nr. artikulli 3068486)

Produktet u identifikuan pas njoftimit nga prodhuesi Zebra A/S dhe përmes sistemit RASFF, si një Alert me temë: “Prania e metaleve të rënda (kadmium dhe plumb) në gota qelqi me origjinë nga Kina, të shpërndara përmes Danimarkës.”

ISHMT vijon monitorimin e tregut për të garantuar sigurinë e produkteve dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, ndërsa për këtë rast bën me dije se shteti që kishte njoftuar për gotat e qelqit ka qenë Sllovakia dhe niveli i rrezikut është konsideruar Serioz.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.