Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

'Ishte aq i fuqishëm sa rashë nga krevati'/ Dëmet pas shpërthimit në Lezhë! Banori: Faji i qeverisë

P
Piranjat 6 April 2026, 10:41 · 2 min lexim
'Ishte aq i fuqishëm sa rashë nga krevati'/ Dëmet pas

Publikohen pamjet e pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i një nate më parë në lagjen ‘Besëlidhja’, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në Lezhë. Xhama të thyer, makina të dëmtuara dhe tre biznese të shkatërruara është ajo çfarë ka lënë pas shpërthimi bombolës së gazit në byrektore.

Sipas hetuesve, dyshohet se shkak është bërë bombola e gazit, ndërsa dy të tjera, sipas burimeve, janë nxjerrë të pashpërthyera jashtë, duke shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Një banor tregon frikën klur dëgjoi shpërthimin ndërsa bën me faj shtetin për mungesë kontrolli sigurie.

"Isha në gjumë edhe u trëmba e rashë prej krevatit në tokë. Kaq krismë e madhe ishte. Si të ketë rënë ndonjë bombë. Kur dola në ballkon, pashë që ishin thyer xhamat, pashë policinë, të gjithë njerëzit ishin grumbulluar këtu në Lezhë. Ishte shpërthim i jashtëzakonshëm. Nuk kisha ndjerë ndonjëherë kështu shpërthim.

Këtu ka faj shteti, kurrkush tjetër. Ssepse te tëra këto lokale, bombolat të kontrollohen. Mirë, mund të bësh tregti por të paktën të kontrollohen. Në çfarë gjendje janë, tek janë, si janë. Po jo kështu", tregoi një banor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.