Ishte jashtë Shqipërisë, ‘ndalohet’ në kufi Vlora Hyseni

Vlora Hyseni ka hyrë në territorin shqiptar pak momente më parë, pas vendimit të GJKKO-së për caktimin ndaj saj të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Mësohet se Vlora Hyseni ka hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinës drejt Shqipërisë dhe fillimisht është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës.
Drejtoresha e SHISH ndodhej jashtë vendit, më konkretisht në Baku të Azerbajxhanit, kur ndaj saj u caktua masa e sigurisë.
Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Hyseni i jepte informacione sekrete Ergys Agasit, i konsideruar si kreu i grupit të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t.
Hyseni është nën hetim nga SPAK dhe ndaj saj është vendosur gjithashtu pezullimi nga detyra.
Më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi se lirimi i saj nga detyra do të jetë i menjëhershëm dhe pasi të kthehej në Shqipëri do niste konsultimet me Presidentin e Republikës për drejtuesin e ri të institucionit. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Trajneri në Amerikë, qytetarët në shesh

EMRAT/ Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

EMRI/ U arratis me pranga gjatë varrimit të të vëllait, kush është trafikanti shqiptar i kërkuar në Australi

Grupet kriminale gjithnjë e më të dhunshme në Gjermani, mes tyre edhe shumë shqiptarë

VIDEO nga momenti/ Vjedhje gjatë ceremonisë mortore, i riu shqiptar “kapet mat”





