Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Ishte pasagjere në autobusin që u aksidentua në autostradë, infermierja humb këmbën! Thirrje për ndihmë

P
Piranjat 4 July 2026, 23:49 · 3 min lexim
Ishte pasagjere në autobusin që u aksidentua në autostradë,

Me sytë drejtuar Zotit, por edhe shqiptarëve, familja e Oriadës, infermieres 26-vjeçare të Pediatrisë, e cila mbeti e plagosur rëndë në aksidentin tragjik të autobusit të linjës Berat-Tiranë, ku humbi jetën shoferi Redion Hasimi, ka bërë një apel për ndihmë.

Oriada dhe nëna e saj, Floresha, pësuan dëmtime të rënda, duke humbur secila nga një gjymtyrë, ndërsa aktualisht ndodhen në një spital të specializuar në Greqi, ku i presin ndërhyrje të tjera.

Mirëpo pamundësia ekonomike nuk ua lejon që të luftojnë fort për to, pasi kostot e trajtimit janë të papërballueshme për familjen, e cila jeton vetëm me të ardhura minimale.

Përmes një faqeje të hapur në GoFundMe, motra e Oriadës kërkon ndihmën e çdo shqiptari, me shpresën se motra dhe nëna e saj do të kenë mundësinë të vazhdojnë betejën për jetën. Oriada, e cila deri dje kujdesej me përkushtim për foshnjat e porsalindura si infermiere pediatrike, sot është vetë pacientja që ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.

"Nëse motra ime e ka kaluar gjithë jetën duke u kujdesur për njerëz që nuk i njihte, sot unë po u kërkoj njerëzve që nuk na njohin të ndihmojnë për të shpëtuar jetën e saj.

Ajo ia ka kushtuar jetën kujdesit për foshnjat e porsalindura dhe mbështetjes së familjeve në momentet më të çmuara të jetës së tyre. Nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të ishte vetë ajo që do të varej nga mirësia e njerëzve që nuk i kishte takuar kurrë. Sot ju kërkoj të qëndroni pranë saj, pranë nënës sime dhe pranë familjes sonë.

Kontributi juaj është shumë më tepër sesa një ndihmë financiare. Ai është shpresë. Është një mundësi tjetër për një operacion që shpëton jetë. Është një mundësi për të ruajtur pavarësinë, dinjitetin dhe të ardhmen e tyre. Nga zemra, ju falënderojmë për mbështetjen, lutjet, bujarinë dhe dashamirësinë tuaj. Ato na japin forcë të besojmë se ditë më të mira janë ende përpara nesh", thuhet në thirrjen e të motrës. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.