Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ismail Aliaj shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u godit me grushte e shqelma dhe humbi jetën, shpallen në kërkim tre persona

P
Piranjat 4 April 2026, 11:19 · 2 min lexim
Ismail Aliaj shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u godit me grushte e

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim 3 persona të përfshirë në konfliktin e djeshëm ku gjeti vdekjen 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas policisë, në kërkim janë shpallur shtetasit me iniciale A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin me iniciale B. Aliaj, 24 vjeç, dhe babain e tij, shtetasin Ismail Aliaj, 63 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë e goditjeve  ka humbur jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 03.04.2026, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit A. C., 31 vjeç, Xh. N., 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 23 vjeç, banues në Gjorëm.”, kanë bërë me dije uniformat blu.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka lidhje me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.

Babë e bir kanë shkuar në rrugën Gjergj Araniti për të sqaruar situatën, duke u përballur me autorin, i cili në ato momente ishte në makinë me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali.

Fillimisht debati ka qenë verbal, por më pas ka degjeneruar në fyerje dhe sharje. Situata u tensionua edhe më shumë kur dy shokë të autorit u përfshinë në konflikt. Pas përleshjes fizike me grushte dhe shkelma, Ismail Aliaj humbi jetën në vend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.