Itali, 25-vjeçari shqiptar vritet nga pronari i banesës

Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Torino, është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa dyshohet se po grabiste një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali.
Sipas mediave italiane, një grup prej të paktën 4-5 personash kishte hyrë në oborrin e banesës rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur pronari, i identifikuar si Roberto Mollo, i ka zënë në befasi dhe ka qëlluar disa herë me pistoletën që e posedonte në mënyrë të ligjshme.
Si pasojë, 25-vjeçari shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende publik.
Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, Mollo, një mekanik dhe shofer kamioni për transportin e kafshëve, ndodhej i vetëm në banesën në pronësi të prindërve të tij, kur dëgjoi zhurma nga jashtë.
Pasi dyshoi se në pronë kishin hyrë persona të paautorizuar, ai doli për të parë situatën dhe, kur u përball me grupin në errësirë, mori pistoletën gjysmëautomatike dhe hapi zjarr. Njëri prej personave mbeti i vrarë, ndërsa të tjerët u larguan nga vendngjarja. Ngjarja po hetohet nga autoritetet italiane për të sqaruar dinamikën e plotë të saj.
Lexo edhe
AKTUALITET
E rëndë në Dibër, 22-vjeçarja mbytet në lumin Drini i Zi

Moody’s paralajmëron Shqipërinë: Çmimet e banesave në rritje rrezikojnë stabilitetin financiar

Zjarr në Babicë të Vlorës, digjen dhjetëra rrënjë ullinjsh

Vrasja e Artan Myrtaj/ Rikthehet në vëmendje e shkuara e errët e ‘Danes’, bashkëpunëtorit të 44-vjeçarit

KPP vë në rrezik sinjalin e RTSH-së, bashkë me të dhe radiot e policisë dhe antenat e Shish e Albcontrol

“Gjyshja ka vdekur”, nipi 14-vjeçar pa vrasjen e Lumturie Patushit, Hysni Patushi hodhi thikën gjatë arratisjes

EMRI/ Punësohej në biznese, merrte xhirot ditore dhe largohej, arrestohet 39-vjeçarja

Masakër mjedisore në liqenin e Kombinatit, qindra peshq të ngordhur dalin në sipërfaqe





