Tirana pa Plan Urban të Trafikut, KLSH: Qarkullimi menaxhohet vetëm me semaforët
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Tirana përqendron rreth 35% të mjeteve rrugore aktive në Shqipëri, ndërsa numri i automjeteve që regjistrohen në kryeqytet vi...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja me armë zjarri në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur këngëtari Tau...
Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ësht&...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. ...
Të shtëna me armë zjarri në Shtoj të Shkodrës, raportohet për një të plagosur Një person dyshohet se ësh...
Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për vjedhje me dhunë, ësht&...
Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për qind të aksioneve në Aeroportin e Vlorë...
Pas 45 vitesh pritjeje, Bayern Munich rikthehet në majën e futbollit botëror edhe në aspektin individual. Harry Kane është fitu...
Deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të martë bojkotin e komisioneve parlamentare. Demokratët kan&eu...
“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë...

Tre shqiptarë janë arrestuar gjatë natës nga Karabinierët e Kompanisë së Osimos, në Itali, pasi u kapën në flagrancë për një seri vjedhjesh në apartamente.
Të arrestuarit nuk rezultonin banorë të provincës së Ankonës, por ishin të njohur më parë për forcat e rendit për vepra penale të së njëjtës natyrë.
Operacioni erdhi pas një rritjeje të ndjeshme të vjedhjeve në banesa, të regjistruara ditët e fundit kryesisht në zonat e Val Musone dhe Vallesina.
Pas analizës së fenomenit dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat e tjera të Armatës së Karabinierëve në nivel provincial, hetuesit përqendruan vëmendjen te tre persona të dyshimtë, të panjohur në zonë.
Të dyshuarit, duke lëvizur me një automjet me qira, gjatë pasdites kishin bërë ndalesa të shumta në Castelbellino, Cupramontana dhe Chiaravalle, për t’u kthyer më pas në orët e vona të mbrëmjes në Castelfidardo, në strukturën ku ishin akomoduar prej disa ditësh.
Duke vlerësuar lëvizjet e pazakonta, karabinierët e Njësisë Operative dhe Radiomobile të Osimos dhe Stacionit të Castelfidardos, me mbështetjen e një skuadre operacionale të Batalionit të 4-t të Karabinierëve të Mestres, ndërhynë duke i ndaluar personat në momentin që po hynin në vendstrehimin e tyre.
Gjatë kontrollit në banesë dhe automjet, u gjetën rreth 100 objekte të çmuara, 23 orë dore – disa prej tyre me vlerë të lartë – çanta firmato, rreth 600 euro para në cash, si dhe mjete pune që përdoren për vjedhje, përfshirë llamba elektrike, një fleksibil dhe vegla për thyerje.
Verifikimet e mëvonshme konfirmuan se në zonat e vizituara nga të arrestuarit ishin kryer disa vjedhje në apartamente përmes thyerjes së dyerve dhe dritareve. Një pjesë e sendeve të sekuestruara u njoh menjëherë nga pronarët e banesave të grabitura, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e vjedhjeve.
Në automjetin e tyre u gjetën gjithashtu dy sete targash të klonuara, që i përkisnin makinave të të njëjtit model, të cilat përdoreshin për të shmangur identifikimin nga sistemet automatike të leximit të targave.
Tre shqiptarët u arrestuan në flagrancë dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’, në pritje të seancës së konfirmimit nga gjykata. Sipas autoriteteve, një pjesë e sendeve të sekuestruara lidhet edhe me një vjedhje të kryer më 14 dhjetor në Loreto, me të njëjtin mënyrë pune.
Një incident është regjistruar ditën e sotme përgjatë bulevardit Ismail Qemali, ku një grua rreth 35 vjeçe ësht...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10, në aksin rrugor rreth rrotullimi i B...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune, në fshatin Barkanesh të Tiranës. Nj&...
Radhë kilometrike automjetesh është krijuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Kakavijës. Dhjetë...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Qafë Plloçë–Qukës. Dy makina janë përplasur ...
Një shtetas i identifikuar si Romeo Këmbaci është arrestuar nga Policia në Berat pasi akuzohet se dhunonte dhe grabiste varrezat e qy...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vje&...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Memalisht të Pogradecit. Një 17-vjeçar dyshohet se k...
Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian L...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Disa automjete, të cilat ishin të parakuara gjatë natës, jan...