AKTUALITET

Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, po përgatit planin e ri

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 23:39
Italia nuk heq dorë nga marrëveshja me Shqipërinë për

Qeveria italiane po përgatit një plan të ri për rikthimin e funksionit fillestar të qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke synuar që aty të strehohen migrantët e shpëtuar në det.

Gazeta La Repubblica shkruan se ekzekutivi i drejtuar nga Giorgia Meloni po punon për një dekret të ri që pritet të miratohet në muajin qershor. Projekti lidhet me marrëveshjen e bashkëpunimit strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar nga Meloni dhe kryeministri Edi Rama.

Hapi i parë pritet të ndërmerret që këto ditë. Nesër në Parlamentin italian do të shqyrtohet teksti për ratifikimin e marrëveshjes së re Itali-Shqipëri për “bashkëpunim strategjik”, e nënshkruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama më 13 nëntor 2025.

Projektligji do të kalojë fillimisht në Komisionin e Mbrojtjes në Dhomën e Deputetëve për një opinion konsultativ, më pas në Komisionin e Buxhetit dhe më tej në Komisionin e Punëve të Jashtme.

Teksti i marrëveshjes parashikon “zbatimin efektiv të protokollit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i nënshkruar po nga Meloni dhe Rama më 6 nëntor 2023.

Në dokument thuhet se Italia dhe Shqipëria bien dakord të “zhvillojnë më tej bashkëpunimin për zgjidhje inovative në pritje të hyrjes në fuqi të Paktit Europian për Migracionin dhe Azilin në qershor 2026”.

Çfarë do të thotë kjo? La Repubblica shkruan se sipas burimeve të partisë Fratelli d’Italia, plani është që strukturat në brigjet lindore të Adriatikut të rikthehen në funksionin e tyre fillestar: pritjen e migrantëve të shpëtuar në det.

Zgjidhja e përdorur nga qeveria italiane vitin e kaluar shmangu boshatisjen e qendrave, pas vendimeve të gjykatave, por krijoi edhe polemika të forta. Opozita e konsideron paradoksale dhe shumë të kushtueshme kthimin e tyre në CPR, pra qendra ku transferohen migrantë të paligjshëm që më parë ndodheshin në struktura të ngjashme brenda territorit italian.

Kostoja totale e operacionit “Shqipëria” llogaritet në rreth 670 milionë euro për periudhën 2024-2028.

Për këtë arsye, qeveria italiane po përgatit një tjetër ndërhyrje ligjore. Pavarësisht kritikave, Giorgia Meloni vazhdon të mbrojë projektin, duke këmbëngulur se “do të funksionojë”.

Qeveria pret miratimin përfundimtar të Paktit të ri Europian për Migracionin, i parashikuar në qershor 2026. Më pas pritet një dekret i ri, ndoshta një dekret ligjor ose ministror, për rikthimin te plani fillestar.

Brenda mazhorancës italiane ekzistojnë ende dyshime nëse gjykatat mund të krijojnë pengesa të reja, por besohet se mbrojtja ligjore europiane dhe lista e vendeve të treta të sigurta mund ta mbështesin projektin në afatmesëm.

Ndërkohë, opozita italiane ka reaguar ashpër. Deputeti Riccardo Magi i +Europa deklaroi se qeveria duhet të sqarojë përmbajtjen reale të marrëveshjes, veçanërisht në pjesën që lidhet me migracionin.

Sipas tij, nëse qeveria ndryshon sërish funksionin e qendrave në Shqipëri në bazë të paktit të ri europian, kjo do të ishte “një tjetër sforcim i rëndë për të maskuar si risi një dështim çnjerëzor”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?