Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Iu dogj vajza me dy fëmijë të mitur/ Nëna e 24-vjeçares: Vajza më dhunohej nga bashkëshorti

P
Piranjat30 July 2026, 15:14 · 3 min lexim
Iu dogj vajza me dy fëmijë të mitur/ Nëna e

Nëna e 24 vjeçares të Bleona Çelaj e cila u dogj bashkë me dy fëmijët ka deklaruar për policinë vendore të Shkodrës se vajza e saj kishte disa kohë që dhunohej nga bashkëshorti.

Edhe pse në kushtet e tronditjes psikike, nëna një ditë më parë ka dhënë këtë deklaratë për policinë vendore të Shkodrës.

Para disa muajsh, familja ka tentuar që ta marrë vajzën me dy fëmijët e saj por 24 vjeçarja edhe pse fillimisht e ka kërkuar këtë gjë më pas është penduar duke vijuar të qëndrojë tek bashkëshorti i saj.

Bleona Çelaj nuk kishte celular dhe me familjen kishte komunikim të pakët duke qenë se jetonin në Gjermani.

Edhe dy familjet kanë patur një marrëdhënie të ftohtë duke mos komunikuar normalisht. Kjo marrëdhënie e tensionuar është vërejtur edhe ditën e djeshme kur ndodhi tragjedia ndërsa sot janë bashkuar për ceremoninë e varrimit.

Nga ana tjetër bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë patur konflikte në çift ndërsa gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar pas asaj ngjarje të rëndë.

Pavarësisht pretendimeve për dhunë, grupi hetimor sipas veprimeve të kryera në vendngjarje, provave të mbledhura dhe ekspertizës mjeko-ligjore ka bindjen e plotë se djegia e nënës me dy fëmijët është aksidentale.

Në banesën e djegur me tri viktima mbërritën edhe ekspertë të zjarreve nga Tirana. Sipas grupit hetimor, dhuna e pretenduar nga familja e vajzës nuk ka patur asnjë ndikim në ngjarjen tragjike pasi mendohet se bombola e gazit pas rrjedhjes që mund të ketë patur ka shpërthyer.

Aty ka patur edhe një shishe benzine duke ndikuar ndjeshëm në përhapjen e flakëve dhe eksplozionin e ndodhur. Policia ka sekuestruar provat materiale, një copë të bombolës që është kryesorja dhe sende të tjera që janë gjetur jashtë të cilat janë dërguar në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme.

Nëna me dy fëmijët ndodheshin vetëm në shtëpinë e braktisur në Domen të Postribës sepse bashkëshorti kishte shkuar në një market. Çifti kishin disa ditë që ishin kthyer nga Gjermania teksa bashkëshorti është nënshtetas gjerman ndërsa Bleona ndodhej në proces dokumentacioni.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet ndërsa deri tani kanë hedhur poshtë mundësinë e vetëvrasjes dhe mbytjes së fëmijëve nga ana e nënës për shkak të dhunës së pretenduar apo ndonjë ndikimi tjetër duke e cilësuar këtë ngjarje të rëndë si aksidentale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.