Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Një skemë mashtrimi kompjuterik dhe zhvatjeje është zbardhur nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga dy persona dhe në shpalljen në kërkim të një të treti. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Wrong Idea” (Ideja e Gabuar).
Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga një 34-vjeçar, i cili kishte rënë pre e mashtrimit përmes një platforme komunikimi online, ku i ishte zhvatur një shume e majme parash.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, autorët kishin studiuar lëvizjet e viktimës. Njëri prej tyre ka komunikuar në rrjetet sociale me 34-vjeçarin, duke iu prezantuar në mënyrë të rreme si një person i afërm i familjes së tij. Me anë të manipulimit dhe duke pretenduar se ndodhej në një situatë emergjente, ai i ka kërkuar të riut shumën prej 60 000 eurosh.
Pasi ka besuar se po ndihmonte të afërmin e tij, 34-vjeçari ka shkuar dhe ia ka dorëzuar cash të gjithë shumën e parave shtetasit N. V., pa e ditur se po binte në kurthin e një grupi kriminal.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka vënë në pranga dy prej bashkëpunëtorëve në këtë skemë dhe ka shpallur në kërkim organizatorin e dyshuar. Në pranga ranë:
N. V., 25 vjeç, personi që mori shumën e parave cash;
S. F., 30 vjeç, bashkëpunëtor në krim.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi F. Gj., 43 vjeç, i cili po ashtu ka bashkëpunuar ngushtë për realizimin e këtij mashtrimi. Policia po vijon punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Pas zbardhjes së kësaj ngjarjeje, Policia e Shtetit ka lëshuar një apel urgjent për të gjithë qytetarët që të tregohen tejet të kujdesshëm me komunikimet në aplikacionet e mesazheve (si WhatsApp, Viber, Signal) apo në rrjetet sociale.
“Apelojmë për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rasteve të mundshme të mashtrimit nëpërmjet aplikacioneve të komunikimit apo rrjeteve sociale. Mos besoni mesazhe ku u kërkohen para pa u siguruar plotësisht me zë dhe figurë për identitetin e personit. Për çdo rast dyshimi, njoftoni menjëherë Policinë e Shtetit,” thuhet në njoftim.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e njohur si “Casa Italia”, ku nj&e...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Rang...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sërish kërkesën e kreu të Partis&e...
Deklarata e Komunitetit Hebraik Shqiptar Ditët e fundit kemi ndjekur me vëmendje debatin publik, mbulimin mediatik, diskutimet në rrjetet ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka shpërthyer në akuza dje ndaj qeverisë, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka si mision n...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Xhaxhai i Enea Mekollit, ka folur sërish për ngjarjen e rëndë që tronditi dje opinionin publik, ku efektivi i policisë u vra n&e...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Arkitekti dhe studiuesi Artan Shkreli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kundër projektit të ndërtimit të resor...