Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Iu vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie"/ Zbulohet vendndodhja e drejtoreshës së SHISH

P
Piranjat22 September 2026, 15:25 · 2 min lexim
Iu vendos masa e sigurisë "arrest shtëpie"/ Zbulohet

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Gjykata ka vendosur gjithashtu pezullimin e saj nga detyra.

Masa e sigurisë nuk është ekzekutuar gjatë kontrolleve të zhvilluara mëngjesin e kësaj të marte, pasi drejtoresha e SHISH nuk ndodhej në banesën e saj.

Sipas të dhënave të bëra publike, Vlora Hyseni ndodhet jashtë vendit, në Azerbajxhan, ku merr pjesë në një konferencë për sigurinë. Në aktivitet marrin pjesë drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës. Për pasojë, urdhri për “arrest në shtëpi” mbetet ende pa u ekzekutuar, ndërsa pritet që autoritetet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm për zbatimin e vendimit të gjykatës.

Masa ndaj kreut të SHISH përbën një zhvillim të rëndësishëm në hetimet e SPAK, të cilat janë shtrirë edhe te zyrtarë dhe persona të tjerë. Për Hysenin, ashtu si për çdo person nën hetim, vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Hyseni dyshohet për disa vepra penale, mes tyre “Përkrahja e autorit të krimit”, “Nxjerrja e sekretit shtetëror” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.