AKTUALITET

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me Call Centera i Roy Garine, emrat e bashkëpunëtorëve në Shqipëri!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Korrik 2026, 17:34

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me

Një operacion rutinë i Policisë së Shtetit në muajin shkurt të vitit 2025 kaloi pa shumë bujë, teksa u lajmërua se një 42-vjeçar ishte prangosur, i akuzuar për mashtrime dhe organizatë kriminale, kryesisht në dëm të dhjetëra shtetasve gjermanë, francezë dhe të disa shteteve të tjera. Komunikata e Policisë Shqiptare ishte shumë e thatë, me inicialet e të kërkuarit, R.G, (Roy Garine) ndërkohë që shumë shpejt ndaj tij filluan edhe procedurat e ekstradimit nga Shqipëria në Gjermani.

Operacioni policor erdhi në bashkëpunim me Policinë Kriminale të Gjermanisë dhe rrjetin ndërkombëtar për personat në kërkim, teksa ndalimi u bë në zonën e Komunës së Parisit. Personi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim të përsëritur, teksa ai kishte kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze. Deri në atë kohë, një person anonim për drejtësinë shqiptare, i cili rezultonte i pa proceduar dhe me dokumente “të pastra”. Ose të paktën zyrtarisht, pasi faktet e mëvonshme flasin të kundërtën.

Zyrtarisht, në shkurt 2025, Policia e Shtetit kishte një informacion se Gjykata e Bambergut në Gjermani kishte lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim.

Komunikata e policisë kishte edhe fjalinë shabllon se “Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet gjermane për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij”. Çështja kaloi në rrugë gjyqësore, ku personi që ishte ndaluar quhej Roy Garine, një izraelit që kishte mashtruar gjithë botën, i cili kishte disa pseudonime; Roy Garine (alias Roy Garin, alias Mikael Finkle, alias Jean Merignac).

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me

Disa muaj pas këtij operacioni, 42-vjeçari u ekstradua në Gjermani, ku po përballet me akuzat e rënda, ndërkohë që muajt e fundit, drejtësia shqiptare ka informacione tepër të bollshme për aktivitetin e Roy-t në Shqipëri, në një nga aktivitetet më fitimprurës të viteve të fundit, Call Centerat, ku zyrat në Shqipëri kontrollohen nga eksponentë ndërkombëtarë, duke bashkëpunuar me grupe të mëdha kriminale e madje edhe me zyrat e shtetit.

Vox News ka siguruar informacione konfidenciale nga organet ligjzbatuese, të cilat flasin se gjatë qëndrimit në Shqipëri, Roy Garine, arriti të ngrejë një perandori Call Centerash, disa prej të cilave vijojnë aktivitetin, ndërkohë që fitimet po kanalizohen në ndërtimet e kullave në Tiranë apo bregdet. Rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve ka “kapur” disa eksponentë të fuqishëm në Shqipëri, madje edhe personazhe publikë, vetëm e vetëm për të pastruar paratë e Call Centerave.

Të njëjta burime tregojnë për Vox News se Prokuroria e Posaçme, SPAK-u, ka nisur verifikimet, pasi strukturat e huaja kanë informacion të bollshëm për të gjithë këtë aktivitet, jo vetëm të ROY-t, por edhe të disa bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, emrat e të cilëve disponohen edhe nga redaksia jonë, teksa do të publikojmë me radhë të gjithë veprimtarinë e këtij grupi të madh, që dyshohet se ka xhiruar dhjetëra miliona euro për një kohë tepër të shkurtër.

Izraeliti që mashtroi gjithë botën/ Zbulohet rrjeti kriminal me

Rrjeti i hakerave të Homeland Justice, që bënë një sulm kibernetik faqeve shtetërore disa vite më parë, ka publikuar një pjesë të aktivitetit të Roy Garine, ku faktohet pikërisht se 42-vjeçari izraelit ishte futur në sektorin e pastrimit të parave, që kishin si prejardhje Call Centerat. Ka dyshime të mëdha se një nga bashkëpunëtorët e Roy-t është edhe një shtetas shqiptar, Kevin Shytaj, i cili rezulton se është personi që bën rolin e menaxherit.

“Kevini kontrollon fluksin e përditshëm të parave të gatshme. Ai jep urdhra personave të tjerë të grupit H.P, që të hapin llogari bankare dhe të bëjnë transferta. Paratë shkojnë në banka me taksi dhe më pas kanalizohen në shumë biznese dhe fondacione” është një informacion i publikuar nga hakerat, që tashmë është nën lupën e SPAK-ut, duke qenë se qarkullojnë miliona euro, nga një person i arrestuar, por që ka lënë një grup të mirëfilltë në Shqipëri.

Vox News ka kryqëzuar informacione nga disa burime, ku rezulton se një nga njerëzit më të ngushtë të Roy-y ishte Kevini, i cili brenda një kohe të shkurtër krijoi disa kompani, duke i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Duke qenë se 42 vjeçari izraelit ishte një person në kërkim ndërkombëtar, ai futi në lojë Kevin (dhe persona të tjerë, për të cilët do të publikojmë të dhëna në vijim) për të pastruar paratë dhe vijuar aktivitetin në forma të ligjshme, duke mundësuar edhe transferimin e miliona eurove jashtë Shqipërisë.

Nga të dhënat që ka siguruar Vox News, rezulton se Kevin Shytaj ka të pakën 4 firma në pronësi të tij, “SHYTAJ GROUP” që e ka regjistruar në maj 2026, “SKYLINE DEVHUB” e hapur në shtator 2025, “PACK & GO TRAVEL & RENT” e themeluar në mars 2022 dhe e fundit “PACK & GO TRAVEL” e themeluar po në shkurt 2022.

Ndërkohë rezulton se Roy dhe Kevini bashkëpunojnë me një tjetër shtetas shqiptar H.P, i cili rezulton se është “ushtari” i tyre, duke krijuar sisteme dhe aplikacione që përdoren nga Call Centerat mashtruese. Të dhënat e publikuara për të nga Homeland tregojnë se ai jeton në Tiranë, ka një banesë në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër banesë në zonën e Dibrës, mjaft të verifikueshme nga institucionet ligjzbatuese, për të faktuar mashtrimet dhe pjesëmarrjen në organizatën kriminale.

Megjithë këto të dhëna, ku rezulton se Roy ka pasur një aktivitet tepër fitimprurës në Shqipëri, madje arrin që të kërcënojë hapur edhe bashkëpunëtorët me burg, a nuk kishte informacion drejtësia shqiptare në shkurt 2025? Me cilët ka bashkëpunuar, ku i pastroi paratë, çfarë aktiviteti bënte? Mjafton që të gjurmohen paratë, të bashkëpunëtorëve, për të arritur te secili emër, duke qenë se Roy ishte një koordinator tepër i aftë, duke bërë bashkë një numër të madh personash./VOX NEWS

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan