Ja elementi i 5 që do të rrëzojë Edi Ramën, gazetari Koka: Rënia e ndërtimit do ketë pasoja të rënda ekonomike

I ftuar në studion e ‘Task Force’ të gazetares Sonila Meço, gazetari Bledian Koka analizon skenarin që mund ta godasë qeverinë Rama.
Duke bërë një paralele me rënien e firmave piramidale në vitin 1997, ku u humbën rreth 1.3 miliardë euro, Koka nënvizon se sot kjo shumë zotërohet tashmë nga vetëm një grup i vetëm kriminal. Sektori i ndërtimit, i cili aktualisht mban në këmbë ekonominë shqiptare, është një tullumbace e fryrë nga korrupsioni, paratë e kokainës dhe skemat e mashtrimit me call center-at dhe rënia e këtij sektori do të ketë pasoja të rënda ekonomike.
"Unë mendoj që elementi i pestë që mund ta godasë një qeveri, që e goditi dhe në '97-ën, është kriza ekonomike. Kriza ekonomike nga ngadalësimi ekonomik. Në '97-ën elementi kryesor ekonomik, fatkeqësisht, ishin firmat piramidale. Dhe goditja erdhi nga firmat piramidale. 1.3 miliardë euro u humbën atëherë, por ishin të mjaftueshme për të sjellë apokalipsin ekonomik, financiar dhe politik të Shqipërisë.
Ndërkohë sot, 1.3 miliardë euro i ka vetëm një grup kriminal. Duhet parë me kujdes, kush është mekanizmi kryesor i ekonomisë shqiptare sot? Është ndërtimi.
Unë mendoj që më shumë sesa kokaina është korrupsioni që e financon ndërtimin dhe bashkë me korrupsionin janë edhe call center-at e famshëm.
Sepse sot, organizatat që dikur bënin trafik droge, sot kanë hapur kompani ndërtimi, sepse e kuptuan që është më kollaj dhe e paqtë sesa të bësh trafik droge, të marrësh tendera. Dhe praktikisht sot, sektori mbi të cilin është bazuar një zë kryesor i ekonomisë shqiptare, është ndërtimi. Dhe unë shoh dhe parashoh që problemi kryesor do të jetë dëmi ose ngadalësimi që ndodh tek ndërtimi. Dhe sot që ne flasim, po të shikoni tregun imobiliar në Shqipëri, ka një frenim të çmimeve. Pra, kemi arritur te piku dhe mbas frenimit bie rënia. Dhe mbas rënies pastaj fillon edhe handikapi. Unë shpresoj shumë që kjo gjëja të lexohet nga qeveria shqiptare, sepse mund të jetë një gjë që mund të na afektojë të gjithëve. Por jam i sigurt që nëse shkohet drejt këtij skenari të dhimbshëm, viktima e parë që do shkaktojë pa diskutim është qeveria" tha Koka në studion e Task Force në Syri Tv.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarr i madh në Kashnjet/ Ndërhyhet nga ajri me dy helikopterë, vendoset perimetër sigurie. Digjen disa banesa

Zjarr në Portin e Shëngjinit, një anije përfshihet nga flakët

Aksident i rëndë në Durrës/ U përplas nga automjeti përfundon në spital kalimtarja

Digjet një ‘Audi A8’ në rrugën e bypass-it pranë Radhimës, dyshimet e para

E rëndë në Itali/ 25-vjeçari u vra me thikë për një copë picë, pranga shqiptarit!

Pretendimet për bllokimin e pagave/ KLGJ i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Nuk kemi zëvëndësuar kompetencat e Kuvendit

VIDEO/ Kapriçot e motit në Devoll, reshje breshëri për rreth 30 minuta në disa fshatra

Vatër zjarri në Kalivaç të Lezhës, rrezikohen banesat, zjarrfikëset në vendngjarje





