AKTUALITET

Ja kush fshihet pas kullës 33-katëshe në Vlorë: Donald Veshaj dhe dhëndri i deputetit socialist

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 15:11

Ja kush fshihet pas kullës 33-katëshe në Vlorë: Donald
Duket se në Shqipëri, për të hyrë në botën e ndërtimeve shumëkatëshe nuk është më e domosdoshme të kesh një histori të gjatë si ndërtues apo investitor. Mjafton të jesh një emër i njohur publik, të kesh lidhjet e duhura dhe partnerët e duhur në biznes.

Së fundmi, në qendër të vëmendjes është vendosur emri i Donald Veshajt, i cili pak kohë pasi u përfshi në sektorin e biznesit, rezulton pjesë e një projekti ambicioz për ndërtimin e një kulle në zemër të Vlorës.

Sipas dokumenteve të publikuara më herët nga media, në mars të vitit 2024 është themeluar kompania “DGC” shpk, me ortakë Donald Veshajn dhe Glenis Çobon, secili zotërues i 50% të aksioneve. Aktiviteti i kompanisë lidhet me ndërtimin, investimet dhe pasuritë e paluajtshme.

Debati që po ngrihet publikisht lidhet me burimin e financimit për një projekt të këtyre përmasave. Nuk bëhet fjalë për një ndërtim të zakonshëm, por për një kullë me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë, e planifikuar në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Ndërkohë, zhvillimet më të fundit i kanë dhënë çështjes edhe një dimension politik e familjar.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, Glenis Çobo, bashkëthemelues i kompanisë, përflitet se është dhëndri i biznesmenit Vullnet Sina, pronarit të rrjetit “Big Market” dhe njëherazi deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës.

Kjo lidhje ka shtuar pikëpyetjet mbi raportin mes investimeve të mëdha në ndërtim dhe mbështetjes politike apo ekonomike që mund të qëndrojë në sfond.

Burime të ndryshme pretendojnë gjithashtu se Glenis Çobo nuk njihet si një emër aktiv në sektorin e ndërtimit dhe se ndaj tij ekzistojnë pretendime për detyrime financiare ndaj personave privatë.

Pikërisht këtu lindin edhe dyshimet publike: a kemi të bëjmë me investitorë realë të projektit, apo me emra të përdorur në funksion të interesave më të mëdha financiare dhe politike?

Sepse projekte të kësaj natyre kërkojnë kapital të konsiderueshëm dhe eksperiencë të konsoliduar në tregun e ndërtimit, jo vetëm famë televizive apo prezencë në rrjetet sociale.

Në shumë vende, kalimi i menjëhershëm nga bota e spektaklit në projekte shumëmilionëshe do të shoqërohej me verifikime të hollësishme financiare. Në Shqipëri, një histori e tillë po trajtohet si një tjetër investim strategjik./Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?