Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Jam deputete e pavarur”/ Reagon Marjana Koçeku: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit

P
Piranjat18 July 2026, 21:47 · 1 min lexim
“Jam deputete e pavarur”/ Reagon Marjana Koçeku: Do e

Deputetja Marjana Koçeku është shprehur se është një deputete e pavarur dhe se e mbështet protestën.

E pyetur nga gazetarja Topjana nëse do të jetë e pranishme në protestën që do të mbahet para Parlamentit më 23 korrik, Koçeku u shpreh se do ta mbështesë protestën dhe se, sipas saj, qytetarët kanë të drejtën e tyre të plotë dhe se Parlamenti u përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër.

“Jam deputete e pavarur. Siç e kam thënë, unë e mbështes protestën.

Besoj është e rëndësishme që të tanë ta dëgjojnë këtë protestë, ka me thënë dhe me fol shumë më shumë sesa mund të flas unë edhe shumë të tjerë, dhe e mbështes dhe do vazhdoj ta mbështes deri në fund. Nuk ka munguar mbështetja.

Unë do ta mbështes protestën më datë 23 korrik.

Është e drejta e tyre e qytetarëve dhe parlamenti është një institucion që ju përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër. Kështu që e ka mbështetjen time të plotë”, është shprehu Koçeku.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.