Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Jamarbër Malltezi: Çdo institucion i këtij shteti është ndotur nga Irena Gjoka

P
Piranjat21 April 2026, 12:12 · 4 min lexim
Jamarbër Malltezi: Çdo institucion i këtij shteti

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka paralajmëruar publikimin e të tjera skandaleve për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, gjyqi ndaj së cilës u shty këtë të martë, 21 prill për shkak të mungesës së prokurorëve të çështjes në seancën e planifikuar.

Malltezi lëshoi një sërë akuzash ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë, ku tha se procesi është i manipuluar dhe i kontrolluar politikisht. Gjyqtaren Irena Gjoka, Malltezi e cilësoi si një instrument në duart e kryeministrit Edi Rama.

 "Irena Gjoka është llumi i cili ndot cilindo që e prek. E përdor Edi Rama pikërisht sepse e ka kapur dhe e mban peng", deklaroi ai para mediave. Sipas tij, çdo institucion i shtetit është “ndotur” nga ndikimi i saj.

Malltezi kritikoi ashpër mungesën e prokurorit në seancë, që sipas tij, nuk ka guxim të mbrojë akuzat e ngritura. "Prokurori nuk kishte guxim të mbronte ato që kishte shkruar, sepse nuk ka vënë fare asnjë person nën hetim", tha Malltezi.

Gjithashtu Malltezi paralajmëroi se në seancat e ardhshme do të ketë zbulime të reja tronditëse. "Herën tjetër që do të vijë doktor Berisha këtu, do të keni disa thagma të papara", tha ai, duke akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumani, dhe bashkëpunëtorët e tij se po bëjnë gjithçka për të mbrojtur "të pambrojtshmen" përmes vendimeve të dënimit, dëbimit, falsifikimit të formularëve dhe fshehjes së pasurive.

"E përdor Edi Rama pikërisht sepse e ka kapur dhe e mban peng. Irena Gjoka është llumi, i cili bën, bën, ndot cilindo që e prek. Po të kemi parasysh që para tre vitesh KLGJ-ja, i njëjti person, i njëjti institucion që i dha avokatëve të Berishës dokumentin në të cilin Irena Gjoka ishte shkarkuar nga KLGJ-ja, i njëjti institucion, i njëjti person, nuk e pati problem t'u bënte palaço dhe t'i thonte deputetëve të PD-së që nuk ekziston, nuk e kemi vendimin e KLGJ-së. Pra, i njëjti që ja kishte dhënë vetëm dy javë, tre javë më parë.

Pra, kushdo, çdo institucion i këtij shteti është ndotur nga Irena Gjoka, pikërisht sepse i ndot Edi Rama duke i keqpërdorur të gjithë qytetarët, të gjithë, nuk kemi, nuk kemi shtetarë, nuk kemi institucione. Mungesa e prokurorit gjithashtu tregoi qartë. Tregoi qartë që prokurori nuk kishte guxim të mbronte ato që kishte shkruar. Pse? Sepse nuk ka vënë fare asnjë person nën hetim. Zero.

Herën tjetër që do vijë doktor Berisha këtu, do të keni disa thagma të papara. Thagma, të cilat nuk mund të imagjinohen dot gjithashtu, se deri ku kanë shkuar Altin Dumani me dumaneshët e tjerë për të mbrojtur të pambrojtshmen, për të mbrojtur Irena Gjokën me vendime dënimi, me vendime dëbimi, me falsifikime formularësh, me fshehje pasurish e të gjitha me radhë. Po kjo është fytyra e drejtësisë së Edi Ramës. Nuk na çudit asnjë gjë. Do jemi përsëri në seancën e ardhshme, do përballemi me këto banditë që ka emëruar Edi Rama në çdo hap", deklaroi Malltezi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.