Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

"Je në panik, të ka nisur numërimi mbrapsh", aktivisti- Ramës: Himni ‘Rama jepe dorëheqjen’ të ka tmerruar

P
Piranjat30 July 2026, 20:52 · 3 min lexim
"Je në panik, të ka nisur numërimi mbrapsh", aktivisti-

Një aktivist ka deklaruar se vijimi i tubimeve të përditshme ka rritur presionin ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili po përpiqet të bindë qytetarët se nuk do të largohet nga posti. Duke folur gjatë protestës së 61-të kundër qeverisë, ai theksoi se daljet e shpeshta publike të kryeministrit tregojnë një situatë paniku përballë protestës që vijon prej më shumë se dy muajsh, ndërsa e cilësoi kreun e qeverisë “si burracak”.

"Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i madh është presioni ndaj Edi Ramës dhe, po e keni vënë re, sa më shumë ditë kalojnë, Edi Rama aq më shumë del në TV për të na mbushur mendjen se nuk do të largohet. Ai duket që është në panik, si ata burracakët e frikësuar që, në momentet e panikut dhe frikës, duan të tregojnë trimëri. A e mbani mend, në ditët e para të protestës, Edi Ramën, i cili nuk na merrte seriozisht dhe thoshte se është hera e parë që ai ka menduar të japë dorëheqjen, sepse kjo protestë dhe këta qytetarë e kanë bërë të reflektojë? Por, pikërisht me kalimin e ditëve, ai e ka kuptuar se shqiptarët nuk tërhiqen pa u dorëhequr Edi Rama.

Dhe pikërisht tani që e ka kuptuar se kjo protestë nuk tërhiqet pa u dorëhequr Edi Rama, mundohet çdo ditë të tregohet si i fortë. Argumenti i tij kryesor është se ka një kontratë me 800 mijë qytetarë, por i kujtojmë se kontrata, ndër të tjera, ka edhe dy paragrafë, të drejtat dhe detyrimet. Vitin e kaluar të kemi dhënë të drejtën të qeverisësh, por ti nuk i ke plotësuar detyrimet. Ti ke shkelur çdo nen të kontratës, të paragrafit të detyrimeve, dhe duke qenë se nuk ke përmbushur detyrimet e tua si kryeministër, ne sot të kërkojmë dorëheqjen.

Sot, duke u munduar të fshehë panikun që e ka kapluar, tha se himni i kësaj proteste i përket atij “Rama, jep dorëheqjen”. Ne e dimë që ky himn të ka tmerruar dhe po përpiqesh të fshehësh panikun. Sepse për ty ka filluar numërimi mbrapsht. Dhe nëse nuk tërhiqesh, ne do të kujdesemi me çdo formë dhe mënyrë që të mos jesh më kryeministri i shqiptarëve," tha aktivisti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.