Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi monologun e qeverisë

P
Piranjat30 January 2026, 19:57 · 5 min lexim
“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi

Në Divjakë, një nga zonat më pjellore të Shqipërisë, qeveria kishte shkuar për të dëgjuar fermerët. Të paktën kështu u njoftua.

Dëgjesa për Skemën Kombëtare 2026 duhej të shërbente për të ndërtuar një panoramë të nevojave në terren. Por ajo që ndodhi në sallë ishte krejt tjetër. Një monolog i gjatë pushteti përballë qindra fermerëve që prisnin, radhën për të folur.

Fjalimet nisën me drejtuesen politike të qarkut, vijuan me kryetarin e bashkisë, ministrin e Financave, ministrin e Bujqësisë dhe u mbyllën me kryeministrin.

Takimi u ndërpre disa herë nga një zë fermeri që mezi dëgjohej nga salla. “Ore, na mbroni!”

I njëjti që u ngrit në këmbë sapo kryeministri lajmëroi se duhej të largohej për një angazhim tjetër. “Mesa kuptoj, nuk ju vijnë mirë informacionet!”, i tha.

“Ti nuk na kupton mirë, kështu që mos fillo nga e kundërta,” iu përgjigj kryeministri.

“E kemi nga halli, s’e kemi nga qejfi…”, tha fermeri, ende pa mikrofon.

“Dëgjo, unë e kuptoj shumë mirë…”, vijoi Rama.

“Nuk ka lidhje personale, as politikë s’po bëj…”, u përpoq të sqarojë fermeri.

“Unë po bëj politikë për veten time,” u përgjigj kryeministri.

“Jemi në hall”, zëri i fermerit nga Divjaka që sfidoi

“Jo, mos më keqkupto, të lutem më dëgjo… mesa kuptoj unë, nuk të vijnë informacionet e sakta…”

“Po nga e kupton ti?”, pyeti Rama.

“Po të të vinin informacionet e sakta, do thoje që ne kemi të drejtë që në fjalën e parë”

“Për çfarë të thashë unë që s’ke të drejtë? Ti s’ke folur akoma,” ia preu kryeministri.

Fermeri iu kthye sallës: “Një minutë, një minutë se jam ngritur unë tani. Jam fermer. Punoj 8–10 hektarë tokë, herë dy bëhen 20 hektarë. Ne jemi shtresa më e pambrojtur në Shqipëri”

“Po për çfarë?”, ndërhyri Rama.

“Ja ta shpjegoj. I thamë ministrit të Financave kur u mblodhëm për fushatë politike: na mbro se po hyjnë mallra nga jashtë”

“Kjo nuk ekziston,” e ndërpreu kryeministri.

“Ju doni ta bëni monopol mallin, më tha. Që nuk është e vërtetë…”, vijoi fermeri.


“Të lutem…”, tha Rama.

“Unë kam respekt, por do flas se jam në hall. Kryetari e di shumë mirë, zoti kryeministër, që ne e marrim mallin pa likuidim…”

“O miku im, unë kam një problem shumë të madh: mua njeri nuk më imponohet dot me forcë,” tha Rama.

“Me zor nuk imponohesh mbi të tjerët që ta marrësh fjalën se do ti. Ulu, ulu. Ka radhë dhe ka edukatë. Fjala nuk merret me zor”

“Ore, do mbaj familjen unë, se nuk e mbaj dot me fjalë,” u dëgjua fermeri.

“Janë 500 veta këtu,” tha Rama.

“Të njëjtin hall kanë,” erdhi përgjigjja.

“Më dëgjo mua tani. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve. E kuptove?”

Debati vazhdoi derisa Rama e mbylli: “Mos ta zgjasim këtë muhabet se është muhabet kot. T’i mbyllim kufijtë që ti të shesësh mallin, kjo nuk ekziston”

“Dakord… ne s’kemi forcë,” tha fermeri, duke ngritur supet, i dorëzuar.

Kryeministri u largua, sinjali u ndërpre. Dëgjesa mbaroi me të vetmin fermer që tregoi hallin e tij, që tha se e ndante me 500 të tjerët që ishin aty dhe duartrokitën teksa kryeministri iku.

Përfundim 
Dëgjesa në Divjakë është një shembull se si propaganda mund të maskojë realitetin. Ajo që duhej të ishte një dialog për nevojat e fermerëve u shndërrua në një monolog të pushtetit, ku zëri i atyre që prodhojnë ushqimin nuk u dëgjua. Fermeri që sfidoi rregullin e mikrofonit dhe kërkoi vetëm një minutë për të folur, nuk arriti të ndryshojë vendimet, por u bë simbol i hallit të një shtrese të pambrojtur. Asaj që propaganda përpiqet ta fshehë. Të paktën publikisht. Për aq sa dëgjuam e pamë me dyer të hapura. /Faktoje.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.