Jet Ski u rrezikoi jetën pushuesve në Zvërnec, Policia e bllokon dhe i vendos gjobën e "kripur"

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, Policia Kufitare bllokon mjetin lundrues (Jet Ski) dhe ndëshkon drejtuesin me masë administrative 300.000 lekë të rinj.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.
Gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Plazhi i Hidrovorit”, në zonën e Zvërnecit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (Jet Ski), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.
Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa ndaj poseduesit të tij, shtetasit A. V., u vendos masë administrative me vlerë 300.000 lekë të rinj, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, duke mos hyrë në zonat e përcaktuara për pushuesit. Çdo shkelje që cenon sigurinë e pushuesve do të ndëshkohet sipas ligjit.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Ekstradohet nga Kolumbia “Kimisti” i laboratorit të drogës në Frakull

I moshuari thirrje organeve të drejtësisë: Pezulloni nga detyra Ramën!

Kërcënoi punonjësit e një hoteli në Dhërmi, në kërkim ish-zyrtari i policisë, Uljan Shpataraku

A është miku i Edi Ramës pas privatizimit të tenderave të shëndetësisë?

Qytetari i drejtohet kryebashkiakut dhe denoncon me emra: Kanë nisur kërcënimet punëtorët e tu

Shqipëria nën flakë, 25 vatra të reja zjarri u regjistruan këtë të enjte

I ekstraduar pas 30 vitesh, zbardhet dosja e Sokol Hoxhës/ Si një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Pacolli për Aeroportin e Vlorës: Koha e emocioneve ka kaluar, do t’i drejtohemi arbitrazhit dhe drejtësisë





