Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg “Protestat masive shpërthyen kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes”/ Analiza e Ditmir Bushatit: Kërkesat e ... Gjeorgjia mund të humbasë regjimin e saj të udhëtimit pa viza me Bashkimin Evropian Hidhet në erë me tritol makina në Elbasan, nga flakët digjet edhe një automjet tjetër Nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxha e Erion Alibej, SPAK lexon pretencën për të pandehurit e “Plumbit të Artë”... Humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan, publikohet fotoja e 69-vjeçarit që u gjet i p... Shpërthimi me dy viktima në Elbasan, ekspertët: Pallati duhet shembur! Studentët çojnë në Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat Shpërthimi i bombolës së gazit shkaktoi dy viktima dhe shkatërrime të rënda, ekspertët e Institutit të Ndër... Tabaku: Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, Rama më shumë pushtet
AKTUALITET

Jetonin prej vitesh në Greqi, këta janë nënë e bir që humbën jetën në aksident

P
Piranjat 7 August 2026, 13:16 · 1 min lexim
Jetonin prej vitesh në Greqi, këta janë nënë e bir

Kjo është nëna 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, të cilët humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së premtes në një aksident tragjik në Greqi.

Mediat greke raportojnë se automjeti me të cilin po udhëtonin u përplas me një kamion në zonën e Paleokomit, pranë Serres.

Sipas informacioneve të deritanishme, të dy ishin nisur për në punë kur ndodhi përplasja fatale. Djali 21-vjeçar ndodhej në timon, ndërsa nëna e tij ishte ulur në sediljen e parë si pasagjere.

Përplasja ballë për ballë me kamionin ka qenë e fuqishme, duke bërë që dy shqiptarët të humbnin jetën në vendngjarje.

Familja me origjinë nga Shqipëria jetonte prej vitesh në Paleokomi.

Mësohet se nëna dhe djali punonin në të njëjtën kompani që merret me blerje dhe menaxhim pasurish të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit (Tuzla). Pikërisht drejt kësaj pune ishin nisur mëngjesin kur ndodhi aksidenti që u mori jetën.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.