Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Jonaid Myzyri i OPB firmos tenderin e radhës pa garë, 3 mln euro kompanisë të Ermal Rizajt dhe Orjada Jahos

P
Piranjat 9 July 2026, 20:01 · 3 min lexim
Jonaid Myzyri i OPB firmos tenderin e radhës pa garë, 3 mln euro

Jonaid Myzyri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, vijon të firmosë tendera miliona eurosh në fushën e shëndetësisë, ku gara duket se është thjesht një koncept formal. Së fundmi, ky institucion ka mbyllur procedurën për blerjen e materialeve mjekësore specifike për Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës. E thënë më thjesht, bëhet fjalë për pajisje jetike për operacionet e trurit dhe shtyllës kurrizore për dy vitet e ardhshme, me një fond limit që prek shifrën e 3 milionë eurove.

Jonaid Myzyri i OPB firmos tenderin e radhës pa garë, 3 mln euro

Për një kontratë të këtyre përmasave, që tejkalon kufijtë e lartë monetarë, logjika dhe ligji do të kërkonin një garë të fortë mes kompanive për të siguruar çmimin më të mirë. Por institucioni i drejtuar nga Myzyri ka zgjedhur rrugën më të shkurtër. Për këtë procedurë është paraqitur vetëm një ofert, ajo e kompanisë “O.E.S DISTRIMED” me ofertën sa 99.6% e fondit limit. Pa pasur asnjë rival përballë, OPB e ka shpallur fituese kompaninë në fjalë.

Jonaid Myzyri i OPB firmos tenderin e radhës pa garë, 3 mln euro

Në vend që të anulonte procedurën ose ta shtynte atë për të nxitur konkurrencën e tregut, OPB zgjodhi t'ia falte kontratën operatorit të vetëm. Ky subjekt nuk është një emër i panjohur në korridoret e shëndetësisë publike, por një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të saj.

Kompania, e cila zotërohet nga Ermal Rizaj dhe Orjada Jaho, vetëm në 7 vitet e fundit ka përfituar qindra tendera në këtë sektor. Sipas të dhënave të Open Spending, përgjatë shtatë viteve të fundit, ky operator ka arkëtuar rreth 60 milionë euro nga buxheti i shtetit, shkruan Vna. 

Megjithatë, pikëpyetjet e mëdha mbeten mbi mënyrën se si jepen këto para, ku mungesa e garës ngre dyshime të forta mbi menaxhimin e fondeve publike. Përgjegjësia kryesore për këtë praktikë bie mbi Jonaid Myzyrin, i cili mori drejtimin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara pa mbyllur ende plotësisht llogaritë e tij me SPAK-un.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.