“Ju erdhi fundi”/ Mbahet sot protesta e 30-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëheqjen!

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë, protesta e 30-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pritet që ata të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prishje e rendit dhe qetësisë publike/ Protesta e 29-të e qytetarëve, procedohen penalisht 31 persona

Aktivisti : Rama e ka popullin kundër, protestat kanë hyrë në fazë vendimtare

Largoi Cakranin nga mbrojtja/ Zbulohet emri i avokatit që ka takuar Ilir Metën ditët e fundit në burg

Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë

Plumbi i ka prekur venën kryesore në këmbë, Brian Syzo niset drejt Traumës





