“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, protestuesit mbushin rrugët e Tiranës: Rama SPAK you!

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa kanë thirrur në kor “Ju erdhi fundi” dhe “Rama SPAK you”. Protesta vijon prej 47 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Të shumtë ishin qytetarët dhe aktivistët që shprehën mbështetjen e tyre ndaj Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Ata kërkuan nga ana e tyre që të hetojnë zyrtarët e korruptuar.
“Sigurisht, e kemi thënë dhe do ta themi, kërkojmë nga SPAK hetimin e Edi Ramës si koka kriminale e këtij sistemi të korruptuar“, tha aktivisti Edison Lika.
"Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pas fjalimeve, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Ju erdhi fundi, revolucion

VIDEO/ Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda! Babë e bir grushtojnë dhe shtrijnë në tokë 32-vjeçarin

La pas një vajzë dhe vuante nga depresioni, ja kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te "Liqeni i Thatë"

FOTOLAJM / Dita e 47-të e protestës, ambasadori i Spanjës shihet mes protestuesve

“Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale”/ Aktivistja: SPAK dhe GJKKO, hetoni të gjithë të korruptuarit

“Kjo lëvizje nuk do të futet kurrë në negociata”/ Aktivisti: Kërkojmë nga SPAK hetimin e Edi Ramës

Amnistia e socialistëve fal dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, lirohet Sokol Sanxhaktari

“Belinda më shembi shtëpinë”/ Protestuesi paralajmëron nga Sheshi Skënderbej: Pro grevës së urisë, derisa të shporret Rama





