Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

'Ju thaftë dora nëse votoni më PS-në!' Shpërthen aktorja Egla Ceno: Shkrini teserat e asaj partie, siç po shkrin Poliçanin

P
Piranjat30 July 2026, 21:56 · 2 min lexim
'Ju thaftë dora nëse votoni më PS-në!'

Qindra banorë të Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara Qendrës Kulturore për të protestuar kundër planit të Edi Ramës për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0.

Protestuesit thërrisnin: Mos prekni Poliçanin! Mos prekni Poliçanin. Edhe aktorja Egla Ceno, vajzë e kësaj qyteze që iu bashkua protetsës u kujtoi banorëve se partia që ata votonin prej 20 vitesh në masë po e ‘fshinte’ bashkinë nga harta. Ky është Poliçani që për 20 vjet e më shumë votoi në masë PS-në, por ju thaftë dora nëse një votë e vetme shkon akoma për atë parti nëse Poliçani shkrihet’ tha aktorja.

“Uzinën e armëve ku prindërit e mi e prindërit tuaj kanë lënë thonjt, djersën e gjakun. Ajo uzinë është ruajtur dhe pret vetëm të nisë punë. E ja ku bëhet ekonomia, nis prodhimi.

Ky është Poliçani që për 20 vjet e më shumë votoi në masë PS-në, por ju thaftë dora nëse një votë e vetme shkon akoma për atë parti nëse Poliçani shkrihet.

Jo vetëm Poliçani. Dimali ku është? U  ngrit Prrenjasi. Po e shtypin dhe të gjitha qytezat e tjera do të shkrihen dhe nuk kanë zë. Edhe ata votues nën masë të kësaj partie që tani nuk i dëgjon më.

Mos prekni Poliçanin! Mos prekni Poliçanin.

Unë jam gocë Poliçani. Kam zemër dhe nuk kam frikë” tha ajo

Banorët dogjën teserat e Partisë Socialiste, duke theksuar se ‘reforma do të sjellë shpopullim’

“T'i shkrijmë siç po na shkrijnë neve. Të vijnë të na dëgjojnë dhe pastaj flasim. Shkrijini teserat e partisë. Këtu ka njerëz” tha Egla Ceno.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.