Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Jul Deda ndjek Braçen "live" dhe pyet: Po e thotë troç se Tirana është një qytet tmerrësisht i vjedhur, por si do i marrë ai votat e socialistëve?

P
Piranjat 2 April 2026, 22:43 · 2 min lexim
Jul Deda ndjek Braçen "live" dhe pyet: Po e thotë

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda ka bërë një shënim në llogarinë e tij teksa socialisti Erion Braçe shpjegon ambicien e tij për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit, Tiranës.

"Ne intervisten e pare te Erion Braçes, ne Top Story, si pretendent per bashkine e Tiranes, ai po e thote here mes rreshtash, here troç, se Tirana eshte nje qytet i keqtrajtuar deri ne shemti dhe tmerrsisht i vjedhur.

Kjo eshte nje akuze e rende, qe Braçe ben per Edi Ramen, Lul Bashen dhe Erion Veliajn, kryesisht e ka me Ramen dhe Veliajn, se Luli zere se s'ka qene kurre kryetar.

Nuk kam ndonje gje kunder, por pyetja eshte, si mendon Braçe te marre bekimin e Rames per te kandiduar dhe si do mundet Braçe te marre votat e te pakten socialisteve duke i thene atyre, se kryetari i tyre paska shkaterruar Tiranen? Sepse qe te fitosh besimin e socialisteve, duhet qe ata si fillim te pranojne shkaterrimin e qytetit nga kryebashkiaket paraardhes.

A do ta mbeshtesin socialistet Braçen, apo do perfundoje nje kandidat i pavarur? Nese ndodh kjo e dyta, me mire ta lere qe sot ate muhabet", shkruan Jul Deda.

Ndërkohë, më herët mbrëmjen e sotme, Erion Braçe ka deklaruar se ai nuk do të jetë një kryetar kukull i Tiranës, por do të kërkojë standard dhe pushtet vendor, duke e shprehur hapur se për kandidaturën e tij nuk ka marrë leje nga Edi Rama dhe as do e bëjë këtë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.