Juristja ia ‘plas në sy’ Ballës: Diaspora për numër, mjaft me filma, PS larg realitetit

Samiti i Diasporës në Tiranë është shoqëruar me kritika të forta, ku një nga zërat më të drejtpërdrejtë ka qenë ai i juristes shqiptare Eva Baçi, e cila jeton dhe punon në Prokurorinë e Bolonjës në Itali. Gjatë një paneli ku ishin të pranishëm figura të larta politike, ajo akuzoi institucionet se “i kanë mbyllur dyert Shqipërisë”, duke theksuar se pavarësisht dëshirës së madhe për t’u kthyer dhe kontribuar, profesionistët e diasporës nuk gjejnë hapësirë reale për përfshirje.
Me tone të ashpra, Baçi kritikoi drejtpërdrejt mënyrën se si organizohen këto samite, duke i cilësuar ato si “filma të bukur” ku diaspora mbetet spektatore. Ajo u shpreh se zëri i tyre nuk dëgjohet dhe se aktorët kryesorë vetë emigrantët nuk kanë mundësi të shprehin problemet dhe idetë e tyre. “Mjaft me filmat! Narativa është e bukur, por mungojmë ne që duhet të flasim”, tha ajo, duke shtuar se shpeshherë edhe kur kërkojnë fjalën, nuk u jepet mundësia.
Në fund, juristja nuk kurseu kritikat edhe ndaj politikës, duke iu drejtuar konkretisht Taulant Ballës, për të cilin tha se është “shumë larg realitetit” të diasporës.
Ajo theksoi se shqiptarët jashtë vendit janë të përgatitur dhe të gatshëm të japin kontribut, por ndihen të papërkrahur dhe të përjashtuar nga vendimmarrja, duke paralajmëruar se pa hapje reale ndaj tyre, Shqipëria rrezikon të humbasë një potencial të madh njerëzor.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dëmtohet Ura e Zerzebilit në Gjirokastër, objekti i trashëgimisë kulturore rrezikohet nga kamionët

‘Na morën me forcë nga puna me listë prezencë’/ Samiti i Diasporës plot me punonjës bashkie

Rritja e çmimit të naftës/ Nga nesër reduktohet me 40% transporti publik

Dyshohet se pagoi 50 mijë lekë për të djegur makinën e ish-policit, arrestohet 38-vjeçari

Akuza për hakerimin e sistemeve të SPAK, ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në gjykatë

VIDEO/ “Mungon ndriçimi në rrugë”, denoncimi i banorit: Kemi frikë të udhëtojmë natën!

Grabitën miliona lekë/ Zbulohen dy raste vjedhjeje, në pranga një i ri dhe një grua

Bordi rrit sërish çmimin e naftës dhe benzinës





