Pentagoni ekspozon Trumpin: Lufta me Iranin kushton mbi 33 miliardë dollarë dhe ka shkaktuar mungesa të mëdha në municione
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Në kontrast të plotë me sigurimet e përsëritura të Donald Trump se SHBA-të nuk përballen me mungesë municionesh, nj...
Qytetarët në protestë kanë ‘zënë mat’ kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ishte n&...
Arabia Saudite ka anuluar disa dërgesa të naftës së papërpunuar për klientët evropianë, të planifikuara për fu...
Vetëm një javë më parë, në kuadër të “Pranisë Besnike”, kryeministri Edi Rama u përcolli deputet&e...
Pesë interpelanca me ministra të qeverisë, disa projektligje dhe ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare pritet të ...
‘Përmes kompanive të kontrolluara nga Roni Efeti, ushtria shqiptare sot furnizohet me pajisje, teknologji dhe lëndë të parë ...
Pas shtrenjtimit të naftës në tregun me shumicë dhe pakicë, Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të lehtësoj&...
Tom Holland ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij, duke u ngjitur në krye të listës s...
Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi ësh...
Një grup turistësht raportohet se janë helmuar gjatë qëndrimit në ambientet e 'Premium Beach Hotel' në Golem. Ngjarja ka nd...

Në studion e emisionit të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV me moderator Flavio Qarri, avokatja Adriana Kalaja, ka hedhur akuza të forta ndaj institucioneve të drejtësisë për mënyrën si është trajtuar çështja e Portit të Durrësit.
Sipas saj, SPAK dhe gjykatat kanë dështuar të hetojnë në thelb një çështje me interes të lartë kombëtar, ndërsa e cilëson projektin jo thjesht si aferë korruptive, por si një ndërhyrje të rëndë me pasoja për identitetin dhe funksionin strategjik të portit.
Adriana Kalaja: Unë bëj pjesë tek ai grup njerëzish që nuk besoj as në këtë propagandën dhe aq më shumë kur di shumë mirë që SPAK-u është kthyer në një ministri propagande për këtë pushtet dhe ka bërë të gjithë mënyrat e mundshme për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Kështu që SPAK-u e kishte të gjithë të drejtën dhe mundësinë që qysh në tetor të 2022-shit, kur unë bëra kallëzim për herë të parë, ëh, që ta hetonte me themel çështjen, sepse në çështjet penale, pavarësisht se ti mund të shohësh vetëm indicien, mund të shohësh vetëm një element të rëndësishëm, mbase kërkon dhe shumë gjëra nga SPAK-u, por të paktën SPAK-u të merret me ato gjëra që kanë interes kombëtar. Pra, jo atë çfarë thotë Adriana, opozita apo Igli. Ndërkohë, në të njëjtën qasje veproi dhe gjykata e Apelit, flasim gjithmonë, gjykata e shkallës së parë, për gjykatat e posaçme, gjykata e Apelit dhe sot çështja është në Gjykatën e Lartë, për të cilën në fakt unë nuk është se kam ndonjë pritshmëri, për sa kohë që në Gjykatën e Lartë vijojnë të jenë Sokolët e partisë që japin vendime me urdhër nga lart.
Tani, ajo që ne në fakt duhet të vazhdojmë t’i qëndrojmë, sepse unë e thashë dhe në takimin që u bë ditën e premte, nuk duket nga opinioni publik, puna e vazhdueshme që ne kemi bërë lidhur me portin e Durrësit. Pra, mos harrojmë që deputetët e Partisë Demokratike e kanë çuar dy herë në Gjykatën Kushtetuese dhe në fakt është për të ardhur keq, se përpos pjesës tjetër të drejtësisë, gjykata më e rëndësishme në vend e ka rrëzuar tetë me një dhe të tetë ata gjyqtarë anti-kushtetues, përveç Sonila Betjes, kanë marrë vendim për të shkatërruar historinë, identitetin dhe trashëgiminë e Portit të Durrësit. Tani, Igli i tha gjërat teknike dhe nuk kam arsye të shtoj më shumë sepse duhen emisione pa fund që të merremi me portin e Durrësit.
E para njëherë duhet të jetë naiv ai njeri që e shikon portin e Durrësit si aferë korruptive. Është më e pakta aferë korruptive, është qartazi aferë anti-kombëtare dhe kriminale dhe patjetër që edhe iniciativa e Ballkanit të hapur, ka qenë një nga elementët që kanë ndikuar nga ana e Serbisë që ky port të mos ekzistojë.
Po dhe ato që e ndërtuan, nuk e ndërtuan as në Shijak, nuk e ndërtuan as në Spille, nuk e ndërtuan as më lart. Pra, është bërë një studim nga ata, atë nivel shkence që kishim në atë kohë, është bërë një studim dhe ti përpara se të bësh një investim të ri, aq më shumë që dua ta theksoj që në marrëveshjen 145 të 2020-ës ka qenë termi zhvillimi i portit të Durrësit. Pra, në asnjë moment nuk ka qenë shkatërrimi i portit të Durrësit apo porti i jahteve.
Çfarë kupton me zhvillim? Të shembet dhe të bëhen pallate? Janë vetëm kaq. Vazhdojnë në të njëjtin drejtim, pra të ketë të njëjtin funksion, se puna është te funksioni. Zhvillimi i portit të Durrësit. Dhe aq më shumë që marrëveshja e parë ishte me Emiratet e Bashkuara dhe u përcaktua që do kemi një devijim nga gara, pra do shkelnim për momentin MSA-në dhe nenin e kushtetutës që çdo njeri duhet të jetë i barabartë në garë, por nga ana tjetër ne do kishim një kompani shumë serioze, do kishim kompaninë ‘Emaar’, e cila kishte në kurriz edhe një historik të madh, edhe eksperiencë.
Një projektligj i ri për menaxhimin e pyjeve në Shqipëri po lëviz në drejtim të kundërt me nevojat aktuale, duke propo...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkoh...
Kur buxheti 2025 mori miratimin e kuvendit në Shqipërisë, programi i investimeve publike ishte mjaft ambicioz me një shumë totale prej ...
Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e sit...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti p...
Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në z...
Një incident i rëndë është regjistruar këtë të diel në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, ...
Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimet e tij lidhur me problematikat e infrastrukturës në Tiranës. Braçe ka ndarë pa...
Zbardhen emrat e shtatë anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, që dyshohen se favorizuan bashkimin e shoq&eu...
Raportimet se vajza e Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivanka Trump kishte ardhur sërish në Vlorë për një vizit&eu...