Kalon ligji për portet turistike, do t’i ndërtojnë edhe investitorët strategjikë! PD: Ligj me porosi! Socialistët: Rrit turizmin

Propozimi që investitorët strategjikë të ndërtojnë edhe porte turistike pa iu nënshtruar procedurës së koncesionit kaloi në kuvendin e Shqipërisë me votat e socialistëve, ndërsa opozita e kundërshtoi në bllok këtë propozim duke e cilësuar si një draft të porositur. Ligji u mirtua me 76 vota socialistësh.
Një propozim i deputetes së re socialiste Zamira Sinaj për portet turistike u kthye në mollë sherri disa orëshe mes palëve në Kuvend. Mazhoranca mbrojti ligjin me kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla që argumentoi se nisma do t’i japë një frymë tjetër turizmit.
Në kundërpërgjigje shefi i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e cilësoi ligj me porosi draftin, që sipas tij i shërben vetëm biznesmenëve të lidhur me qeverinë.
Propozuesja socialiste e mbrojti ligjin, i cili sipas saj ka për qëllim thjesht lehtësimin e procedurave.
Aktualisht, ligji për portet turistike, parashikon se ndërtimi i tyre bëhet vetëm përmes procedurës së koncesionit. Me ndryshimin e propozuar, për ata që kanë statusin e investitorit Strategjik krijohet mundësia që mos i nënshtrohen këtij detyrimi.
Përmes koncesionit, privati e ndërton me paratë e veta, por pas disa vitesh investimi, në këtë rast porti, i kthehet shtetit. Me këtë ndryshim ligjor, porti turistik duket se i mbetet si pronë përjetësisht privatit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Padia e Veliajt ndaj Olsi Dados, ish-prokurori: Betejë me mullinjtë e erës!

"Fokusi te personaliteti i të dyshuarit dhe jo te vepra"/ Lala tregon ç'ndodhi në mbledhjen e GJL për masat e sigurisë

Pragu i Pashkës Ortodokse i 'lë' në trafikun kilometrik qytetarët që janë nisur drejt Korçës

“Statistikat e SPAK-ut nuk pasqyrojnë realitetin”, Hoxha: Korrupsioni real fshihet te projektet e mëdha

VIDEO/ Pitbulli sulmoi vajzën 4-vjeçare, dalin pamjet e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Kërcënimi ndaj pronarit të MCN TV, Lala: Heshtja e institucioneve, shqetësuese

VIDEO/ Klienti nga Tirana ha 1.5 kg mish dhe hidhet nga dritarja e katit të dytë për të mos paguar faturën





