“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori”/ Protestuesja: Nuk më dalin lekët as për ilaçe

TIRANË- Një protestuese e cila ka folur në protestën e ditës së sotme, u shpreh se ka pesë vite që rendet pas gjykatave dhe prokurorive për një çështje pronësie. Gjatë fjalës së saj para qytetarëve, e moshuara u shpreh se shteti nuk po u garanton qytetarëve asnjë të drejtë.
Mes lotësh protestuesja foli edhe për pensionet, për të cilin tha se të ardhurat që merr nga ai nuk i dalin as për ilaçe. Në fund, ajo bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Kam 5 vjet që luftoj nëpër gjykata e prokurori. E kam pronën me certifikatë dhe nuk ma jep gjykata. Shkoj dhe na përdorin si kafshë. Ky shteti i jonë, nuk na mbron
O popull i nderuar, të heqim këtë shtet që nuk na jep asnjë të drejtë. Populli vuan si qeni. Nuk më dalin lekët për ilaçe, kam bërë tre operacione, në zemër e mëlçi.
Jam në gjyqe, në polici, gjykata, ndaj kërkoj dorëheqje”, tha ajo mes lotësh.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Diaspora është krah jush”/ Akademiku shqiptar nga SHBA: Grupet jashtë po bëjnë denoncime në BE dhe Byronë Amerikane

Protestuesja nga diaspora: Shkatërruan fabrika, arsimin, bujqësinë dhe sollën largimin e shqiptarëve! SPAK mos ndaloni

Emrat/ Lejoi arratisjen e të kërkuarit nga Gjermania, arrestohet në flagrancë efektivi i policisë

Aksident në aksin e vjetër Fier–Vlorë, “BMW” përplaset me kamionçinën

Dyshemeja e mbuluar me gjak/ Pamje rrëqethëse nga shtëpia e 32-vjeçares që u masakrua nga ish-burri në Durrës

“Pa radikalizim nuk largohet”/ I moshuari: Pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira

Dita e 41-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Tragjedia në Shkodër/ Del fotoja e viktimës që u vra me armë gjahu nga bashkëshorti





