Kamerat e trafikut së shpejti në funksion, 1,100 masa administrative në një javë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me forcimin e masave për sigurinë rrugore, duke paralajmëruar se kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor do të vihen së shpejti në funksion.
Rama bën me dije se vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa në disa raste shpejtësia e mjeteve ka arritur deri në 230 km/h.
Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke veçuar ndalimin e përdorimit të telefonit gjatë drejtimit, konsumit të alkoolit apo lëndëve narkotike dhe tejkalimit të shpejtësisë.
“Siguria rrugore mbetet priorite shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, duke forcuar kontrollin në akset kryesore.
Vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur 1.100 masa administrative për tejkalim shpejtësie, me raste që arrijnë deri në 230 km/h.
Apeli për drejtuesit e mjeteve është i qartë: pa telefon në timon, pa alkool apo lëndë narkotike dhe pa tejkalim të shpejtësisë“, shkruan Rama.
Lexo edhe
AKTUALITET
I riu i vrarë në Korçë pjesë e Ushtrisë/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe

EMRI/ U vra me kallash, kush është 20-vjeçari që humbi jetën në Korçë. Tentoi t’i fshihej autorit

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, dyshohet për një viktimë

Të gjitha detajet e aksidentit tragjik që i mori jetën nënës shqiptare dhe djalit të saj 21-vjeçar. Çfarë thotë eksperti për momentin fat...

Telefonata e “sakatit” pas kontrollit të policisë në lokal. A do i bindet Hajrullës drejtori i Vlorës?





