AKTUALITET

"Kancer, dëmtime të ADN-së"/ Raporti i AKM-së për Albchrome zbulon krimin mjedisor në Elbasan, mbi 300 tonë mbetje toksike janë lënë në qiell të hapur

Piranjat Përditësimi i fundit 27 October 2026, 10:54

"Kancer, dëmtime të ADN-së"/ Raporti i AKM-së

Uzina e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", është kthyer në një bombë mjedisore me rrezik të lartë për shëndetin publik.

Një kontroll në terren nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka zbuluar një skandal të rëndë: operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme qindra ton mbetje toksike tejet helmuese në ambient të hapur, duke provokuar një katastrofë të heshtur mjedisore.

Kapitali publikon ekskluzivisht raportin e kontrollit në subjektin Albchrome me përfaqësuese ligjore administratoren Teuta Ustundag. Raporti i mbajtur nga inspektorët Xhevdet Haxhiaj, Henri Bacinozi, Enver Halipaj, konstaton një genocid të mirëfilltë mjedisor me pasoja fatale për shëndetin e popullatës lokale.

Gjetja më alarmante e inspektimit është konstatimi i mbi 300 ton pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kodin e rrezikshëm mjedisor 10 08 15*.

Këto mbetje industriale, të cilat përmbajnë koncentrime të larta të metaleve të rënda, ishin paketuar në thasë të thjeshtë "bigbag" dhe liheshin të stivuara në qiell të hapur prej më shumë se një viti.

Skandali thellohet më tej me menaxhimin e skorjeve të ferrokromit (kodi 10 08 09). Venddepozitimi i tyre masiv është krejtësisht i paizoluar, pa rrethim perimetrik dhe pa asnjë kanalizim mbrojtës.

Në kontakt me shiun dhe agjentët atmosferikë, këto skorje oksidohen në mënyrë të vazhdueshme.

Ujërat e ndotur që gjenerohen nga ky proces, të ngarkuar me mbetje të rrezikshme metalurgjike, rrjedhin jashtë çdo kontrolli, thithen nga toka dhe helmojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë basenet e ujërave nëntokësorë të zonës së Papërit.

OBSH e klasifikon si kancerogjen të Grupit 1
Mbetjet e rrezikshme që lëngojnë në uzinë sulmojnë shëndetin e popullatës përmes dy rrugëve fatale: ajrit dhe ujit. Nga njëra anë, 300 tonët e pluhurit të filtrave (kodi 10 08 15*), të lënë për mbi një vit në thasë të thjeshtë në ajër të hapur, thërrmohen dhe përhapen nga era në atmosferë duke u thithur direkt nga banorët.

Nga ana tjetër, skorjet masive të paizoluara (kodi 10 08 09) shplahen nga shiu, duke bërë që Kromi Heksavalent dhe metalet e rënda të depërtojnë thellë në tokë. Ky proces kontaminon direkt rrjedhat e ujit nëntokësor dhe burimet e zonës, duke bërë që helmet të përfundojnë në ujin e pijshëm dhe në produktet bujqësore që vaditen me to.

Prania e Kromit Heksavalent në ajër dhe në ujë është një alarm i kuq, pasi ky element është i certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si kancerogjen i Grupit 1.

Pasoja fatale për shëndetin e popullatës
Thithja e pluhurit dhe konsumi i ujit të ndotur shkaktojnë direkt kancer të mushkërive, si dhe rritin ndjeshëm rrezikun për kancer të stomakut, mëlçisë dhe veshkave.

Përveç rrezikut tumoral, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre mbetjeve shkakton dëmtime të rënda të rrugëve respiratore – si bronkit kronik dhe fibroza të pakthyeshme – si dhe mbart veti mutagjene që dëmtojnë direkt ADN-në, duke shfaqur rreziqe serioze riprodhuese për gratë shtatzëna.

Së fundmi, përdorimi i thjeshtë i ujit të kontaminuar provokon pezmatim të rëndë të lëkurës (dermatit), alergji të forta mjedisore dhe ulçera të hapura dermale që kurohen me mjaft vështirësi.

Banorët e Papërit dhe Elbasanit po thithin dhe pinë pa e ditur një helm që qëndron i stivuar në qiell të hapur prej më shumë se një viti.

Kaos mjedisor dhe instalime të fshehura
Dokumentet e AKM-së dëshmojnë një anarki të plotë brenda rrethimit të uzinës. Albchrome ka operuar në mënyrë të fshehtë një stacion të tërë karburanti (pika ID 1.10) pa e deklaruar dhe pa e përfshirë fare në lejen e mjedisit.

Gjithashtu, pranë depozitës së naftës – e cila nuk ka as argjinaturë mbrojtëse për rreziqet e rjedhjes – inspektorët gjetën maku lëndësh skrapi dhe mbetje bidonash plastikë të hedhur pa asnjë lloj ndarjeje apo kriteri mjedisor.

Faktet e zbuluara në Papër tregojnë qartë se si operon industria e rëndë kur fitimi i biznesit vihet përpara sigurisë së jetës së banorëve dhe mbrojtjes së mjedisit./kapitali.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?