Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Kandidaturat për Kushtetuesen, Llagami dhe Daci përmbushin kriteret dhe kalojnë fazën e parë

P
Piranjat21 September 2026, 17:34 · 1 min lexim
Kandidaturat për Kushtetuesen, Llagami dhe Daci përmbushin kriteret

Naureda Llagami dhe Jordan Daci janë dy kandidatët e parë që përmbushin të gjitha kriteret për të vijuar kandidimin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e Lulzim Hamitaj, i cili ka të drejtën e ankimimit ndaj vendimit. Ndërkohë, në proces vendimmarrjeje për lejimin ose ndalimin e kandidimit janë Genc Gjonçaj, Helena Papa, Alban Toro, Arta Vorpsi dhe Brunilda Bara.

Pasi KED të vendosë për lejimin ose ndalimin edhe të kandidaturave të tjera, të gjithë kandidatët do t’i nënshtrohen vlerësimit me pikë. Tre kandidatët me pikët më të larta do t’i dërgohen përkatësisht Presidentit të Republikës dhe Kuvendit.

Presidenti zgjedh një kandidat mes tre emrave, ndërsa në Kuvend të tre kandidatët i nënshtrohen procesit të votimit.

Dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese u krijuan pas dorëheqjes së Elsa Toskës dhe përfundimit të mandatit të Sonila Bejtes.

Procedura për zëvendësimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është përtej çdo afati ligjor.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.