“Kanë arrestuar njerëz, duan të përhapin terror e dhunë”/ Ervin Goci: Protesta nuk ndalet pa dhënë Rama dorëheqjen

Pedagogu Ervin Goci ka dhënë një intervistë lidhur me protestës, dhe të shoqëruarit gjatë protestës. Nga komisariati nr.1, ai u shpreh se kjo protestë nuk do të ndalet pa dhënë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
“I gjithë Parlamenti është një kotësi e madhe dhe ka bërë të gjitha dëmet për të cilat ne protestojmë, Në vend që Parlamenti të flasë për qytetarët dhe problemet që kanë, por shkojnë dhe respektojnë verdiktin e një njeriu që e shet veten se perandor. Kanë marrë gazetar e kanë shoqëruar sepse ka bërë punën, është absurde.
Këtu është dhunë që të intimidohen njerëzit, për të përhapur terror dhunë. Kanë arrestuar njerëz në kafe, që ishin në spital duke u kuruar.
Protesta është kombëtare, masive dhe e Diasporës. Kjo protestë nuk do mbarojë pa dhënë dorëheqjen Kryeministri. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, tha ai.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tensione pas mbylljes së seancës, protestuesit vërshojnë me vezë ndaj makinës së deputetit të PS

Protesta para Parlamentit/ Gazetarja Vjolanda Peca lirohet pas dy orësh në komisariat, AGSH ngre alarmin për lirinë e medias

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Mbyllet me tensione dhe bojkot seanca plenare/ Opozita la sallën pasi rendi i ditës u miratua pa diskutime

Kuvendi miraton financimin 4.3 milionë euro për koncertin e Kanye West





