Kanionet e Gjipesë/ Shpëtohen 4 turistët që ranë në greminë, njëri prej tyre me fraktura

Katër turistë mbetën të bllokuar në Kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e ditës së dielë. Pas daljes në terrenin e vështirë të Gjipesë për të eksploruar kanë rënë në nje gremin, teksa njëri prej tyre ka pësuar edhe fraktura. Në vendin e ngjarjes, mbërritën menjëherë stacioni i policisë së Dhërmiut dhe njësia e zjarëfikëses së Himarës.
Për shkak të terrenit të vështirë për tu aksesuar, por edhe dëmtimit të njërit prej turistëve u kërkua ndihmë nga forcat policore Delta në Vlorë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një grup alpinistësh, ekipi mjekësor, si dhe në të njëjtën kohë u koordinua edhe një operacion me helikopterin e Forcave të Armatosura nga ajri.
Pas përpjekjeve të vazhdueshme nga ajri, helikopteri arriti të shpëtonte në kohë rekord dhe në gjendje të mirë shëndetësore dy turistët e parë rreth orës 20:00, por për shkak të errësirës operacioni u detyrua të zhvillohej nga toka. Teksa operacioni zhvillohej nga toka në kushte jo të favorëshme, për shkak të errësirës, ekipet arritën të nxirrnin edhe dy turistët e tjerë rreth orës 23:15 ku njëri prej tyre kishtë pësuar fraktura dhe është transportuar me barrel.
Ky është rasti i dytë i regjistruar brenda 48 orësh që turistët e huaj, teksa ekspolorojnë natyrën, humbin kontaktet apo rrezikojnë jetën duke frekuentuar terrenet e vështira.
Lexo edhe
AKTUALITET
Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare? Punët që kishin pagat më të larta në 2025-n

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kujdes nga dielli, sot mot i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë

Nga 62 deri në 250 euro, Tatimet vijojnë pagesat e kompensimeve për fëmijët nga DIVA

Taksa e re, shkalla 0.2% dyfishon detyrimin për apartamentet; Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

Kryebashkiakja shqiptare në Itali i bashkohet protestave në Tiranë

“Ora jote ka mbaruar”/ Protestuesi i rendit dështimet Ramës: Dorëhiqu! Do mbajmë ‘peng’ sheshin. Gjithë Shqipëria kërkon largimin tënd...





