Kanosi mjekun në ambientet e spitalit, procedohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Pogradecit, pasi akuzohet se ka kanosur një prej mjekëve të spitalit të qytetit.
Burime zyrtare bënë me dije se i akuzuari është G.P., që u denoncua nga vetë mjeku, kurse shkak për sulmin është bërë detyra.
Nuk jepen detaje nga dinamika dhe rrethanat e ngjarjes, pasi Prokuroria po kryen hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të incidentit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. P., 47 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një mjek, për shkak të detyrës, në ambientet e spitalit”, thanë burime zyrtare.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sekuestrohet makina me vlerë 250 mijë euro, dyshohet se është vjedhur në Gjermani! Në kërkim një 34-vjeçar

“Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit”/ Denoncimi i PD: Manipulime në procesin shkencor arkeologjik në Butrint

Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit

Shtyllat elektrike në prag të shembjes/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante në Lezhë

SKANDAL/ Adoleshentët tallen me makinë e policisë: Të na rruajnë...

29-vjeçari u vra nga bashkëkombësi i tij, trupi i dorëzohet familjes, autori në burg

Prej tre muajsh uji rrjedh nga tubi i çarë, Ujësjellësi i Fierit fle ‘gjumë’

Zhupa viziton Qendrën Kombëtare të Kinematografisë: Industria e filmit kërkon ligj të ri





