Kapen mbi 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 68-vjeçari shqiptar

Një 68-vjeçar shqiptar është arrestuar në Follorinë të Greqisë, pasi u kap duke transportuar një sasi të madhe lënde narkotike. Sipas autoriteteve greke, operacioni u zhvillua nga oficerët e Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Follorinë, pas sigurimit të informacioneve për trafik droge.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga 68-vjeçari, policia gjeti dy çanta udhëtimi dhe një thes me 50 pako me marijuanë, me peshë totale 55 kilogramë e 422 gramë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe tre telefona celularë.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet greke, muajt e fundit është evidentuar një rritje e rasteve të trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë. Në 11 muajt e fundit, në zonat e Igumenicës, Janinës, Kosturit, Follorinës dhe Selanikut janë sekuestruar mbi 1.2 ton marijuanë.
Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhet me linjën Sarandë–Igumenicë, ku autoritetet kanë goditur disa tentativa trafikimi, përfshirë edhe një rast ku u sekuestrua një skaf i ngarkuar me lëndë narkotike.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit mbetet në burg, avokati: Vendim absurd, nuk ka prova që ka marrë paratë

Dhunuan dhe kanosën policin për shkak të detyrës/ Shpallen në kërkim tre persona në Sarandë, mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy automjete

'Kush ma ndalon kazinonë'/ Deklarata e Elisabeta Mataj në gjykatë, Prokuroria: Edhe bashkëshorti i saj frekuentues

Dyshohet për abuzim deri 3 mln euro/ Parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve, jepet masa për 3 punonjësit e Postës Shqiptare n...

Kuvendi Kombëtar i Protestës mbahet mes tensioneve, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin. Organizatori: Nuk ma ka ndier kur kam pasur...

''Pa kondicioner dhe me dyer të hapura''/ Kushtet skandaloze në transportin publik në Tiranë

Autorët qëlluan me 9 plumba drejt tij/ Atentati në Sarandë, ja si paraqitet gjendja e të plagosurit





