Kapet “Djalli” i drogës/ Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika, SHBA kërkonte ekstradimin

Alejandro Arias Monge, i njohur me nofkën “El Diablo”, u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar në Rio Frío, rreth 90 kilometra në verilindje të San Hozes.
Për kapjen e tij, autoritetet amerikane kishin shpallur një shpërblim prej 500 mijë dollarësh. Sipas autoriteteve, Arias ishte drejtuesi i një organizate të dhunshme kriminale ndërkombëtare dhe kërkohej për trafik droge, vrasje, grabitje dhe pastrim parash. Prokurori i Përgjithshëm i Kosta Rikës bëri të ditur se ekstradimi i tij do të shqyrtohet nëse SHBA paraqet një kërkesë zyrtare.
Operacioni u kthye në një përplasje të armatosur që zgjati rreth 45 minuta. Një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal mbeti i vrarë, tetë efektivë policie u plagosën, ndërsa u arrestuan edhe dy persona të tjerë, mes tyre një tjetër bos i kërkuar. Drejtori i Organit të Hetimit Gjyqësor deklaroi se në banesën ku u zhvillua operacioni ndodheshin tre personat më të kërkuar në vend, grupet e të cilëve dyshohen se lidhen me rreth 360 vrasje, afro 200 prej tyre vetëm nga organizata e Ariasit.
Gjatë operacionit u sekuestruan armë automatike, pistoleta dhe dronë që përdoreshin për të monitoruar lëvizjet e policisë. Hetuesit dyshojnë se Arias ishte fshehur për një periudhë në Nikaragua dhe kishte qenë në arrati për më shumë se dhjetë vjet, pasi kishte shmangur gjyqin për një vrasje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zbardhet dinamika e krimit të trefishtë në Roskovec: Refit Buzi iu shkoi me çifte në shtëpi familjes Plaka, çifti sa ishte bërë gati për ...

KLSH zbuloi dëmet financiare të Pirro Vengu, mungojnë 8 milionë euro

FOTO/ Kush është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-i fejuari i vajzës, i akuzonte se nuk i kthenin paratë

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas edhe veten/ Juristja për ngjarjen në Roskovec: Kambanë alarmi

“Është tragjedi e rëndë”/ Çifti Plaka në Roskovec u ekzekutua me armë gjahu nga ish-dhëndri, banorët e fshatit: U shua një shtëpi...

EMRI/ Plagosi me thikë kushëririn pas një sherri, arrestohet 60-vjeçari në Lushnjë

Konflikti ku u përfshi Denis Tafili/ AMP sekuestron armën e efektivit Leonard Xhamollari, efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK...





