Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
AKTUALITET

Kapet me 110 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali! Dozat shiteshin nga 40 deri në 50 euro

P
Piranjat18 April 2026, 12:12 · 3 min lexim
Kapet me 110 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali! Dozat

Një sasi e konsiderueshme prej 110 kilogramësh kokainë e pastër është sekuestruar nga autoritetet italiane në Sarnico, ndërsa në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i dyshuar si kujdestar i ngarkesës. Droga ishte e ndarë në pako prej një kilogrami secila dhe, sipas hetuesve, nëse do të shitej me shumicë do të sillte mbi 4 milionë euro fitime për organizatën kriminale. Ndërkohë, pasi të përzihej dhe të shpërndahej në doza në tregun e rrugës, vlera e saj mund të arrinte deri në rreth 10 milionë euro, duke qenë se një dozë prej 0.5 gramësh shitet nga 40 deri në 50 euro.

Operacioni u zhvillua nga njësitë kundër drogës dhe krimit të organizuar të Guardia di Finanza në Breshia, pas sinjalizimeve për lëvizje të dyshimta pranë një garazhi në Sarnico. Vëzhgimet çuan në identifikimin e të riut shqiptar, i cili dyshohet se ruante ambientin ku ishte fshehur ngarkesa.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Bergamos, ku pritet vendimi për masën e sigurisë. Kontrolli i mëtejshëm i ambienteve konfirmoi dyshimet e autoriteteve, duke çuar në sekuestrimin e një prej sasive më të mëdha të drogës të zbuluara së fundmi në këtë zonë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën e kokainës dhe destinacionin final të saj, ndërsa dyshohet se kjo ishte vetëm një ndalesë e rrugës së trafikut ndërkombëtar nëpër Evropë. Autoritetet italiane theksojnë se zonat e Bergamos, Breshias dhe Milanos po shndërrohen gjithnjë e më shumë në nyje kyçe të trafikut të drogës, ku veprojnë grupe të lidhura me krimin e organizuar shqiptar.

Sipas agjencive ndërkombëtare, gjatë vitit të fundit është vërejtur një rritje e sasisë së kokainës që mbërrin nga Amerika e Jugut në portet e Evropës Veriore, veçanërisht në Holandë. Ky fenomen ka ndikuar edhe në uljen e çmimit të kokainës me rreth 30% në tregun me shumicë, duke rritur shqetësimet për përhapjen e dozave më të lira në rrugë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.