Kapet me doza kokaine në automjet, arrestohet 38-vjeçari në Mëzez

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Mëzezit.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u ndalua teksa lëvizte me një automjet tip “Audi”. Gjatë kontrollit në mjet, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të ndarë në doza dhe të përgatitur për shitje.
38-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa lënda narkotike dhe sendet e tjera të gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.
"Tiranë/Vijojnë operacionet kundër shitjes së drogave të forta, në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni “Destinacioni”/ Arrestohet në Mëzez, një 38-vjeçar, me qese me Kokainë, në automjet, gati për shitje.
Sekuestrohen rreth 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, dhe automjeti tip “Audi”. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga puna operative, në vijim të aksioneve të Policisë së Tiranës, për kapjen e shtetasve që shesin lëndë narktotike në sasi dhe në doza, në zona me frekuentim të lartë dhe në zona të tjera të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Destinacioni”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrollet në automjetin tip “Audi” që ky shtetas drejtonte në fshatin Mëzez, u gjet një qese me rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin ku u gjet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme."
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Banorët e fshatit Homezh në Pogradec shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre: Shteti na ka harruar

Tentoi të bëhej gjyqtare/ KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier

SPAK zbardh rolet në grupin kriminal ‘Revanshi’, dënohen ish-efektivi i RENEA-s dhe 4 të tjerë





