Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Kapet me kokainë shqiptari në Rodos

P
Piranjat 3 September 2026, 08:38 · 2 min lexim
Kapet me kokainë shqiptari në Rodos

Një operacion i autoriteteve greke në ishullin e Rodosit ka çuar në arrestimin e një 45-vjeçari shqiptar, i dyshuar për përfshirje në trafik droge dhe pastrim parash.

Gjatë kontrolleve në ambientet e një kompanie pasurish të paluajtshme, ku shqiptari punonte, autoritetet sekuestruan rreth 950 mijë euro cash, për të cilat, sipas hetuesve, nuk u paraqit dokumentacion që justifikonte posedimin dhe ruajtjen e tyre.

Operacioni nisi pas një kontrolli rutinë në portin e Pireut, mëngjesin e 27 gushtit. Efektivët e njësive kundër drogës ndaluan një 62-vjeçar grek, i cili sapo kishte mbërritur me anije nga Rodos.

Me ndihmën e një qeni të trajnuar për zbulimin e lëndëve narkotike, policia kontrolloi një valixhe që 62-vjeçari kishte shkuar të merrte në zonën e bagazheve të pashoqëruara. Brenda saj u gjetën 35 gramë kokainë dhe 0.9 gramë kanabis, ndërsa greku u arrestua.

Hetimet e mëtejshme çuan autoritetet te një 45-vjeçar shqiptar, i dyshuar si personi që kishte dërguar lëndën narkotike nga Rodosi.

Pas identifikimit të tij, autoritetet greke zhvilluan një operacion në ishull, ku kontrolluan ambientet e kompanisë së pasurive të paluajtshme. Gjatë kontrollit u sekuestruan 949,658.38 euro cash, si dhe një numër pajisjesh POS, karta nga institucione të ndryshme financiare, telefona celularë, karta SIM, pajisje për ruajtjen e të dhënave dhe shënime me emra dhe shuma parash.

45-vjeçari shqiptar u lokalizua dhe u arrestua, ndërsa në posedim iu gjetën edhe 3,750 euro, të cilat u sekuestruan.

Autoritetet greke dyshojnë se kompania e pasurive të paluajtshme mund të jetë përdorur për pastrimin e parave të përfituara nga veprimtari kriminale.

Hetimi vijon për zbardhjen e plotë të çështjes dhe për veprat penale që lidhen me trafikun e drogës, pastrimin e parave dhe veprimtarinë e një organizate kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.