Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj
AKTUALITET

Kapet në Spanjë “mjeshtri i arratisjeve”, ja kush është shqiptari që u arratis 4 herë nga burgjet

P
Piranjat 3 September 2026, 16:42 · 2 min lexim
Kapet në Spanjë “mjeshtri i arratisjeve”, ja kush

Pas muajsh në arrati, policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i njohur si mjeshtri i arratisjeve. Ai ishte në kërkim nga drejtësia italiane pasi kishte mundur të arratisej katër herë nga burgjet europiane, tre herë në Itali dhe një herë në Belgjikë. Arrestimi u krye më 23 gusht, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më vonë. 

Arratisja e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë së lartë në Opera, pranë Milanos. Sipas hetuesve, Toma kishte prerë shufrat e dritares së qelisë dhe më pas ishte ulur nga muri duke përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin. Pas arratisjes, ai qëndroi i fshehur për rreth tetë muaj. 

Siç bëhet me dije nga mediat e huaja, Toma kishte një histori të gjatë arratisjesh. Ai ishte larguar më parë nga burgjet e Ternit dhe Parmës në Itali, ndërsa pas arrestimit në Belgjikë ishte arratisur edhe nga burgu i Lantin, pranë Lièges. Për shkak të këtyre arratisjeve, autoritetet e kishin cilësuar si një person shumë të rrezikshëm. Në Spanjë, policia e gjeti në zonën e Campclar, në Tarragona.

Sipas autoriteteve, ai përdorte dokumente të falsifikuara dhe u identifikua edhe falë tatuazheve dhe një shenje të dukshme në fytyrë. Gjatë arrestimit pati rezistencë dhe dy efektivë mbetën të plagosur. Toma ishte dënuar në Itali për vepra të ndryshme penale, përfshirë grabitje me dhunë, vjedhje dhe trafik droge. Dënimi i tij pritej të përfundonte në vitin 2048.

Aktualisht ai ndodhet në burg në Spanjë, ndërsa autoritetet po ndjekin procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.