AKTUALITET

Karavasta Solar Park: Rama dhe Balluku shtruan rrugën 'ligjore' të një afere me qindra milionë euro

Piranjat Përditësimi i fundit 20 May 2026, 22:15
Karavasta Solar Park: Rama dhe Balluku shtruan rrugën 'ligjore'

Investigimi I sotëm do të jetë sërish I fokusuar tek sektori energjetikë, e konkretisht tek licencat e parqeve fotovoltaike. Inserti që sapo ndoqët ngre dyshime për abuzime dhe korrupsion me këto leje, por ne si gazetarë nuk jemi në gjendje e as nuk kemi tagrin të japim vendime, por paraqesim vetëm fakte, e më pas jeni ju që e gjykoni nëse jemi përballë një tjetër skandali.

Do të analizojmë gjerësisht nga A-ja e deri tek ZH-ja procedurat, kontratën dhe amendimet e saj për parkun Fotovoltaik të Karavastasë, ku të dhënat tregojnë se zyrtarët shqiptarë, përfshi drejtëpërdrejti Edi Ramën dhe Belinda Ballukut kanë firmosur e negociuar në kurriz të xhepave të shqiptarëve. Por publikisht këta dy personazhe na kanë thënë se na kanë bërë nder, duke vepruar në interesin tonë.

Përpara se të ndalemi tek rasti konkret, duam tju prezantojmë disa të fakte, mbi premtimet boshe të Edi Ramës, që teksa na deklaron se po e kthen Shqipërinë në Eksportuese të energjisë, me sforco nuk po arrinë dot parametrat e kërkuara nga Bashkimi Europian si kusht integrimi, e në vend të plotësimit të këtij kushti, marrim edhe paralajmërime për ndëshkim. Analizimi i të dhënave të sektorit energjetik, kërkojnë një interpretim tepër teknik, që për veshin e shikuesit mund të jenë të lodhshme e të pakuptueshme, por fatura e lartë e korrupsionit në këtë sektor, e bënë më të thjeshtë e më të kuptueshëm faktin se për situatën në të cilën ndodhet vendi shkak janë pikërisht këto abuzime.

Teksa kryeministri Edi Rama përpiqet tu thojë shqiptarëve se fal qeverisë së tij vendi po lulëzon sektorin energjetik, në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Shqipëria për tu bërë pjesë e familjes evropiane ka filluar të përafrojë legjilacionin e saj më atë të Bashkimit Evropian. Pjesë shumë e rëndësishme e këtij legjislacioni është dhe sektori energjitik. Jo vetëm legjislativ, por duhet të zhvillojë këtë sektor me qëllim që në momentin që do të bëhet pjesë e Unionit të mos kthehet në barrë për vendet e tjera. Si detyrim Shqipëria është bërë pjese e sistemit të balancimit, një process shumë teknik por që në do mundohemi tua shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë.

Si pjesë e sistemit të balancimit Shqipëria ka detyrimin të kryej një planifikim ditor të energjisë që i nevojitet vendit. E thënë më thjeshtë, nëse Shqipëra shpenzon x megavat në ditë, do të duhet që edhe prodhimi nga hidrocentralet në pronësi të shtetit dhe kompanitë private  të prodhojnë të njëjtën sasi energjie që të mos këmi mungesë dritash. Planifikimi bëhet pasi nëse në orare të caktuara shteti dhe privati nuk prodhojnë energjinë e nevojshme do duhet ta importojnë nga jashtë. Që të jetë e siguruar kjo energji dhe të mos krijojë probleme në Evrop, ku e blejmë, duhet që planifikimi të jetë shumë I saktë pasi nëse gabohet jo vetëm cmimi është shumë i lartë por krijon probleme edhe në sistemin e balancimit evropian, të cilët për të mos na lënë ne pa drita do duhet ta marrin diku tjetër. Sistemin e balancimit të treg në vendin tonë e kryen Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH). Të gjitha kompanitë private që prodhojnë energji në shqipëri janë pjese e këtij sistemi dhe i paguajn KESH një tarifë 5 euro për megavat.

Pikerisht për këtë kusht të Bashkimit Europian, Kuvendi që në korrik të vitit 2017 ka miratuar "PËR NXITJEN E PËRDORIMIT TË ENERGJISË NGA BURIMET E RINOVUESHME", dhe në qershor të vitit 2022 është miratuar VKM Nr. 398 "PËR TRAJTIIMIN E DISBALANCAVE TE SHKAKTUARA NGA PRODHUESIT ME PERPARESI TE ENERGJISE ELEKTRIKE.

Sipas përcaktimeve ligjore të cila janë bërë në konsultim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë e thënë më shkurt Ministria e Energjisë së Bashkimit Evropian, do të duhej të krijohej Operatori i Energjisë së Rinovueshme ose të përcaktohej institucioni që do e kryej këtë funksion. Sot në Shqipëri këtë funksion e kryen Furnizuesi i Tregut të Lirë shkur FTL.

Po sipas përcaktimeve ligjore të gjithë prodhuresit privat duhet të lidhin kontratë më FTL për shitjen e energjisë dhe po FTL do duhet ti paguajn tarifën 5 euro /megavat./PLUG

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?