Zjarr pranë zonës së banuar në Selanik/ Banorëve u kërkohet të evakuohen
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
West Ham ka hyrë në histori si klubi i parë i Championship që arkëton një shifër rekord nga shitja e vetëm dy futbolli...
Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish në...
Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore vazh...
Aksidenti tragjik që i mori jetën dy shtetasve egjiptianë, Mohamed Lotf, 30 vjeç dhe Mohamed Ali, 44 vjeç, nuk ngre pikëpyet...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karro...
Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4% sipas të dhënave të OECD për majin 2026, renditet ndër vendet me treg...
Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një automjet me shtatë pasagjerë...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re t&...
Deri më sot kemi investiguar disa nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, e ku protagonistë kanë qenë zyrtarët më të lartë të qeverisë e deri tek kryeministri Edi Rama.
Një nga figurat me protagonizmin më të madh në afera rezulton të jetë ish-zv. Kryeministrja Belinda Balluku, e cila sot falë edhe mburojës së krijuar nga Edi Rama ka arritur t’i shpëtojë arrestimit. Kemi parë një Belindë në përgjimet ku përcaktoheshin tenderat qindra milionësh të rrugëve, tek aferat në energjetikë, nga Tigrat e deri tek parqet fotovoltaike. Por sot do të ndalemi në një tjetër skandal, që për nga përmasa mund të konsiderohet si një nga aferat më të mëdha të viteve të fundit, ku sërish protagoniste rezulton Belinda Balluku.
Bankers Petroleum, kompania që shfrytëzon e thith miliona euro nga pasuria kombëtare, tashmë është nën hetim nga SPAK, për qindra milionë euro pasuri kombëtare të zhvatura nga ajo që u takon shqiptarëve. Por a mund të ndodhte e gjithë kjo pa favorizimin e pushtetit? Në vijim do t’ju tregojmë se si vetë Belinda Balluku edhe një kolege e saj, si Anila Denaj kanë firmosur e urdhëruar që kjo kompani jo vetëm të favorizohej por edhe të mos paguante atë çka u takonte shqiptarëve, taksat. E ky skandal duhet të çojë në këmbë jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe çdo shqiptar të vjedhur, që paratë e munguara t’i kërkojë jo vetëm në xhepin e Bankers, por edhe të zyrtarëve që lejuan vjedhjen e tyre.
Skemat korruptive ku Belinda Balluku rezulton e përfshirë, cilësohen si aferat e shekullit, ku veç dosjet në SPAK përllogarisin një dëm në miliarda euro.
Belinda Balluku, cilësohet si një nga bashkëpunëtoret më të ngushta dhe më të vjetra të Edi Ramës, që kur kryeministri drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në dhjetor të vitit 2018 kur Rama bëri ndryshime në kabinet, largoi Damian Gjiknurin nga super Ministria e Infrastrukturës Energjisë dhe në vend të tij emëroi Belinda Ballukun. Pak kohë më vonë, jo vetëm ministrinë që përfitonte 60 % të buxhetit të shtetit, por shumë shpejt Belinda Balluku do të gradohej edhe si zëvendëskryeministre. Tashmë Balluku do të vishej dhe me forcën e firmës së shefes së ekzekutivit në mungesë të Edi Ramës, fuqi kjo që iu bashkangjit kompetencave për dhënie leje e licenca për të gjithë pasurinë e tokës dhe nëntokës, ku miratohen hidrocentralet, fotovoltaikët, lejet minerare.
E gjithëpushtetshmja Belinda Ballukut, tashmë kishte shtënë në dorë të gjithë kompetencat për të qenë njeriu më i pushtetshëm në vend pas Edi Ramës, ku ndër të tjera ishte personi që vendoste për portet, aeroportet, hekurudhat, prandaj deri më sot askush nuk ka guxuar e guxon të flasë për Belën e Edit, sepse ajo është ushqimi i oligarkëve, biznesmenëve madje edhe grupeve kriminale.
Deri më sot emisioni Plug ju ka treguar me fakte grabitjen e buxhetit të shtetit me tenderat abuzivë, me rrugë të florinjta që shemben ende pa u inauguruar, ku ndër to Tuneli i Llogarasë për të cilën Belinda Balluku duhet të përgjigjet në SPAK, Unaza e Tiranës, Rruga e Qafë-Thanës apo shumë projekte të tjera, kostot e të cilave rezultojnë më të shtrenjtat në Europë. Por jo vetëm kaq, kemi zbardhur abuzimet në sektorin e energjetikës, me firmë të Belinda Ballukut janë dhënë leje korruptive për parqe fotovoltaike, e me kostumin e të gjithëpushtetshmes mijëra hektarë tokë ju grabitën qytetarëve të Fierit, për t’ju dhënë strukturave kriminale dhe personazheve politikë të Partisë Socialiste.
Sikur të mos mjaftonin këto, sot do t’ju faktojmë se si nga kthetrat abuzive nuk ka shpëtuar edhe nëntoka, ku pasuria nëntokësore e falur nga zoti, u abuzua në këto vite me bekimin dhe urdhrin direkt të Belinda Ballukut.
Emisioni Plug do të ndalet sërish në Qarkun e Fierit, në zonën e Patos-Marinzës, ku rezulton një nga zonat nëntokësore më të pasura në vend për shkak të naftës, por një nga zonat më të varfra dhe të vjedhura sa u përket qytetarëve që jetojnë aty. E kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me pazaret e Belinda Ballukut. Nëse ky abuzim nuk do të kishte ndodhur, sot qytetarët e asaj zone, do të kishin jo një por 2 spitale, 2 shkolla e madje me ato qindra milionë euro të vjedhura zona e Patos-Marinzës mund të ishte shndërruar në zonën model sa i përket infrastrukturës dhe kushteve të jetesës. Por jo, kjo nuk ka ndodhur sepse Belinda Balluku vendosi që të futet në pazar e të favorizojë kompaninë Bankers Petroleum, me një dëm qindra milionë euro, skandal tek i cili do të ndalemi gjerësisht në vijim.
Në vitin 2004 qeveria socialiste e kohës vendosi të lidhë një kontratë koncesionare me kompaninë Bankers Petroleum, për nxjerrjen e naftës bruto. Sipas kësaj marrëveshjeje fitimi që kjo kompani do të gjeneronte do ndahej 50% me shtetin.
Por në Qarkun e Fierit ishte dhe rafineria, e cila do duhej të përpunonte këtë naftë bruto. Në këtë rafineri punonin pjesa dërrmuese e banorëve të zonës, 800 naftëtarë.
Sot kjo rafineri nuk ekziston më sepse me një aferë totalisht korruptive u mor dhe u shit për skrap. Rafineria iu shit për 9 milion euro kompanisë Shijaku shpk dhe vetëm nga shitja e skrapit kjo kompani dyshohet përfitoi mbi 21 milion euro. Për këtë aferë emisioni PLUG po mbledh informacion nga institucionet përkatëse dhe po kryen një investigim të thelluar pasi këto para nuk duhet të përfundonin te Shijaku shpk por në buxhetin e shtetit si kreditori i parë.
Por i rikthehemi kompanisë Bankers Petroleum, e cila edhe pse kanë kaluar 22 vite nga shfrytëzimi i pasurisë tonë kombëtare nuk ka deklaruar kurrë fitim dhe shqiptarët nuk kanë përfituar kurrë asnjë cent nga pasuria e tyre.
E gjitha kjo skemë ka ndodhur pasi kjo kompani vazhdimisht ka deklaruar shpenzime shumë të larta. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vitin 2012 e më pas në vitin 2014 vendosi në bashkëpunim me AKBN të ndërmarrë kontrolle të thelluara në këtë kompani ku konstatoi shumë abuzime, duke vendosur jo vetëm të gjobisë Bankers Petroleum por për herë të parë të nxjerrë me fitim këtë kompani duke arkëtuar Tatim mbi Fitimin në vlerën 7.4 miliardë lekë ose 74 milion euro.
Bankers vendosi ta dërgonte këtë çështje në arbitrazh, ku Shqipëria në vitin 2025 fitoi pjesën më të madhe të problematikave të konstatuara.
Ky vendim do duhej menjëherë të zbatohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe AKBN pasi raporti lidhej vetëm me shpenzimet për vitet 2011-2013 dhe tashmë do duhej të rikontrollohej për vitet në vijim duke zbatuar pikërisht vendimin e arbitrazhit. Emisioni PLUG i është drejtuar me një kërkesë për informacion Avokaturës së Shtetit dhe do e ndjekë në vijim këtë çështje./plug
Forcat Shqiponja arrestojnë në Rinas 34 vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës. Ai u k...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i ushtruar këtë të mërkurë në burgun e Fushë-Krujë...
Një banor në Durrës ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews” problemet e vazhdueshme me fqinjin e tij, duke pretenduar se ...
Një çift ka denoncuar për Piranjat News një situatë absurde dhe shqetësuese, ku pretendojnë se pas dhënies me qira t...
Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj ka rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tr...
Prokurorë të Tiranës dhe Elbasanit do të jenë pjesë e dy skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e Kolumbi...
Në burgun e Fushë-Krujës po zhvillohet një aksion i befasishëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Rreth 10 furgona me forca...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë së Durrësit...
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Babunjë e Re, në Divjakë. Një 57-vjeçar, i id...
Mediat italiane raportojnë se pas katër vitesh në arrati, është arrestuar në Tiranë një 45-vjeçar shqiptar, i d...