Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
AKTUALITET

Këmbim valutor pa licencë/ Ekzekutohen 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro

P
Piranjat 9 July 2026, 17:39 · 1 min lexim
Këmbim valutor pa licencë/ Ekzekutohen 11 masa sigurie, sekuestrohen

BERAT – Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Sipas Policisë, janë vendosur 4 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, ndërsa për 7 persona është caktuar masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” si dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Nga hetimet ka rezultuar se në gjashtë subjekte të transfertave të parave, të vendosura në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të administruara ose me të punësuar personat nën hetim, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.808.000 lekë, 118.425 euro, 7.390 dollarë amerikanë, 665 paund britanikë, 110 franga zvicerane, si dhe 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe 1 laptop.

Hetimet vijojnë, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm dhe përgjegjësive penale të personave të përfshirë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.