Shpërthim me tritol në një dyqan lulesh në Tufinë, Policia: Kemi identifikuar autorin!
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Në muret pranë institucioneve qeveritare në Tiranë janë shfaqur parulla të shkruara nga studentë që protestojnë ku...
Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre dy të mitur, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara gjatë protest&...
Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në rrugën e Voskopojës....
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ës...
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Ag...
Këtë të diel një dollar dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3...
Kryeministri Edi Rama ka rihapur edhe një herë mundësinë e dialogut me studentët, duke i ftuar në tryezën e diskutimeve p&eu...
Dashi Dita ju nxit të dilni nga rutina dhe të merrni iniciativa. Nëse jeni në një lidhje, kushtojini kohë krijimit të nj&eum...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira me...

Vëllimi i tregtimit valutor në tregun e brendshëm arriti një rekord të ri historik në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e këmbimeve valutore arriti në gati 4.5 miliardë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Volumi i këmbimeve valutore madje kaloi edhe vlerat e regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Për shkak të karakteristikave sezonale, tremujori i tretë i vitit shënon zakonisht volumet më të larta vjetore të këmbimeve valutore. Por, këtë vit, shifrat e tremujorit të tretë të vitit të kaluar janë tejkaluar qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, duke shënuar një rekord historik.
Përkundrejt rritjes së volumit të këmbimeve, që tregon rritje të ofertës për valutë në treg, Leku vijoi trendin e tij mbiçmues edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit.
Kursi mesatar i Lekut kundrejt Euros zbriti në 94.8 në muajin qershor, nga 96 në muajin mars, me një forcim mesatar mujor të Lekut prej 0.4%. Në terma vjetorë, mbiçmimi i Lekut u përshpejtua në 3.2% në tremujorin e dytë, nga 2.6% që ishte në tremujorin paraardhës. Tendenca mbiçmuese u theksua më tej gjatë muajit korrik, ku në tre javët e para kursi mesatar Eur/Lek zbriti në 93.8, me një forcim vjetor prej 4.0%.
Ndërkohë, e njëjta tendencë po vazhdon edhe gjatë muajit gusht, kur kursi i këmbimit Euro/Lek ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme poshtë kufirit të 93 lekëve, në vlerat minimale historike. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën Euro u këmbye me 92.76 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e volumeve të këmbimit valutor dhe rrjedhimisht edhe forcimi i vazhdueshëm i Lekut ngelet e lidhur ngushtë me ecurinë e Bilancit të Pagesave.
Sipas saj, analiza e kombinuar e të dhënave të tregut valutor dhe atyre të bilancit të pagesave deri në tremujorin e parë (të dhënat e Bilancit të Pagesave për tremujorin e dytë nuk janë ende të disponueshme) rikonfirmoi lidhjen e ngushtë ndërmjet vëllimeve të tregtimit në tregun valutor dhe flukseve të shkëmbimeve të mallrave e shërbimeve me jashtë.
Në treg dhe në publik, megjithatë, ekziston perceptimi se kursi i Euros ndikohet ndjeshëm edhe nga prurjet valutore nga burime informale ose kriminale dhe që investohen sidomos në zhvillimin dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.
Forcimi i Lekut pjesërisht po mbështetet edhe nga politika fiskale e ndjekur nga qeveria shqiptare, me suficite të mëdha fiskale në pjesën më të madhe të vitit, praktikë që e ul ofertën e monedhës vendase në treg. Për 6-mujorin 2026, suficiti buxhetor arriti vlerën rekord të 52.8 miliardë lekëve, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Banka e Shqipërisë po ndërhyn vazhdimisht në tregun valutor për të blerë valutë, por ndërhyrjet
e Bankës së Shqipërisë vetëm sa po e kontrollojnë pjesërisht rënien e Euros, pa mundur ta
frenojnë plotësisht atë. Burime nga tregu bëjnë të ditur se Banka Qendrore po vazhdon blerjet, por pa e frenuar dot plotësisht rënien e Euros.
Që prej fillimit të vitit 2024 deri në fund të 3-mujorit 2026, Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu gati 2.2 miliardë euro. Vetëm për tremujorin e parë të këtij viti, blerjen kishin vlerën e 140 milionë eurove, një rekord për këtë periudhë të vitit./ Monitor
Qytetarët që kanë marrë vendimin për kalimin në pronësi të shtëpive të vjetra të ndërtuara para vi...
Një moment paniku u shënua pasditen e së martës, 19 gusht, në portin e kanalit të Cattolica-s, në zonën e Riminit, ku nj...
Qytetarët e Divjakës vazhdojnë të rezistojnë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me Lushnjen edhe pse kanë k...
Protestuesit kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama me mesazhin që kanë lënë në ditën e 80-të të protestës ku...
Pesë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të vendit, ndërsa dy të tjera janë nën monitorim, sipas ...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë badigardët e arrestuar pas konfliktit t&eu...
Protesta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë ka hyrë në ditën e 81-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur në...
Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka hyrë në ditën e 81-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur së...
Publikohen pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku humbë...
Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin "Skënderbej", në ditën e 81-të të revoltës së tyre. Protetsues...