Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3 shtatorit.
Dollari amerikan blihet me 79 lekë dhe shitet me 80.1 lekë.
Në tregun valutor, paundi britanik këmbehet me 106.5 lekë në blerje dhe 108 lekë në shitje, ndërsa franga zvicerane me 97 lekë në blerje dhe 98.5 lekë në shitje.
Sa i përket monedhave të tjera europiane, korona daneze blihet me 10.46 lekë dhe shitet me 12 lekë. Korona norvegjeze këmbehet me 7.06 lekë në blerje dhe 8 lekë në shitje, ndërsa korona suedeze me 7.06 lekë dhe 8 lekë.
Dollari kanadez blihet me 56.4 lekë dhe shitet me 57.6 lekë, ndërsa dollari australian këmbehet me 56.2 lekë në blerje dhe 57.6 lekë në shitje.
Në tabelën e kursit përfshihen edhe jen-i japonez, i cili blihet me 0.5 lekë dhe shitet me 0.53 lekë, si dhe lira turke me 1.65 lekë në blerje dhe 1.78 lekë në shitje.
Denari maqedonas këmbehet me 1.47 lekë në blerje dhe 1.52 lekë në shitje, ndërsa leva bullgare me 37.62 lekë në blerje dhe 42.33 lekë në shitje.

Lexo edhe
AKTUALITET
Zbulohet ditari politik i Enver Hoxhës: Kërcënimi i Iranit për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit krijoi shqetësim shumë të madh te SHBA...

Moti/ Temperaturat deri në 37°C, por në disa zona priten reshje shiu!

BSH vendos detyrime transparence për kursin e aplikuar në tërheqjet e parave nga ATM-të

Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë

KESH rrit importet në verë, blerjet në ankande arrijnë 62 milionë euro





