Kërcënimi iranian, reagon Ambasada e SHBA-së: Po vlerësojmë situatën për të zbutur rreziqet e sigurisë në Shqipëri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri deklaroi se siguria e qytetarëve amerikanë mbetet prioriteti kryesor i Administratës Trump.
Sipas një mesazhi nga Ambasada Amerikane për "Ora News", autoritetet amerikane po punojnë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të minimizuar rreziqet e sigurisë.
“Administrata Trump nuk ka prioritet më të lartë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve amerikanë. Po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të minimizuar rreziqet e sigurisë.
Ambasada e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin e ngushtë mbi çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka treguar një angazhim të qëndrueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.
Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme", shkruan Ambasada Amerikane.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tentoi të vriste një 21-vjeçar, kapet në zonën e “Freskut” 32-vjeçari me precedentë!

Edhe pyjet 'transformohen' në biznes, Rama bën gati draftin për një kompani shtetërore

EMRI/ Dështoi në grabitjen e një argjendarie në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar

Arrestohet 66-vjeçari, mbante armë zjarri dhe municion luftarak pa leje

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO si i pandehur, zhvillohet seanca e radhës

Si po i detyron burokracia gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

“Hajde se kam vrarë mamanë”/ Shakaja e 1 Prillit që ngriti në këmbë policinë

Ndërtuesit bëhen pesimistë, po na bien porositë, por çmimet ama do të rriten ndjeshëm!





