Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Kërcënimi ndaj gazetares Avi Mema dhe kameramanit, reagon UGSH: Policia dhe Prokuroria të veprojnë menjëherë!

P
Piranjat 3 April 2026, 14:44 · 3 min lexim
Kërcënimi ndaj gazetares Avi Mema dhe kameramanit, reagon UGSH:

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka dënuar kërcënimin ndaj gazetares së “Piranjave”, Avi Mema dhe kameramanit Nertil Mataj nga shtetasja Elena Demollari, e cila u demaskua në media për mashtrimin me “magjitë” që zhvaste njerëzit duke u marrë lekë.

Elena Demollari publikoi në rrjetet sociale imazhe ogurndjellëse ndaj gazetares Avi Mema dhe kameramanit Nertil Mataj.

UGSH u kërkon autoriteteve vendore; si të policisë së shtetit edhe të prokurorisë, të ndërmarrin masa sigurie për kolegët e emisionit investigativ dhe të hetojnë rrethanat e këtij kërcënimi të hapur për shkak të detyrës.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Denoncojmë rastin e kërcënimit të reporteres dhe operatorit të emisionit “ Piranjat”

Tiranë më 3 Mars 2026

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjelljen dhe fjalët kërcënuese si dhe simbolikën ogurndjellëse të publikuar nga shtetasja Elena Demollari ndaj gazetares dhe operatorit të emisionit “Piranjat”, për arsye të një investigimi të realizuar rreth rasteve të dyshuara për mashtrim. Në aktin kërcënues prej kësaj shtetaseje, përfshihet qarkullimi në rrjetet sociale i imazheve ogurndjellëse ndaj gazetares Avi Mema dhe kameramanit Nertil Mataj.

Ky publikim, i bashkëshoqëruar me mesazhe kërcënuese dhe stigmatizuese, përbën një kërcënim të hapur për integritetin fizik dhe psikologjik të kolegëve.

Ky rast shpreh agresivitetin reagues dhe kulturën kërcënuese që demonstrohet ndaj reporterëve, sidomos atyre investigues, prej personave që ballafaqohen me fakte dhe denoncime që dëshmojnë veprime antiligjore.

UGSH u kërkon autoriteteve vendore; si të policisë së shtetit edhe të prokurorisë, të ndërmarrin masa sigurie për kolegët e emisionit investigativ dhe të hetojnë rrethanat e këtij kërcënimi të hapur për shkak të detyrës.

UGSH shpreh solidaritetin e plotë me kolegët e “Piranjave” si dhe inkurajon çdokënd prej anëtarëve të komunitetit tonë profesional, për të qenë në lartësinë e raportimit kurajoz dhe drejtinformues.

Zyra e Informimit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.