Kërcënuan gazetarin Osman Stafa, identifikohen dy autorët
Janë identifikuar dy autorët të cilët dyshohet se kanë kërcënuar gazetarin Osman Stafa pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Librazhd–Elbasan.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasit me iniciale R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. B., 31 vjeç, banues në Librazhd, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Sipas deklarimit të gazetarit Osman Stafa, gjatë lëvizjes në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, pasi kishte filmuar marrjen e inerteve nga fadromat në Shkumbin, ai është ndjerë i kanosur nga dy personat e lartpërmendur që udhëtonin me një automjet.
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore dhe administrimit të provave, ndaj dy shtetasve nisi procedimi penal, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ Grabiti xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Zjarr në Gjirokastër, flakët shkrumbojnë sipërfaqe toke me bimësi

Dita e 48-të e protestës/ Aktivisti: Duam qeveri tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira

'Rama të japë dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët në Korçë vijojnë tubimin e përditshëm

Pankartat e qytetarëve në ditën e 48-të të protestës: Sa më shumë heshtje, aq më shumë rezistencë

“Hetoi 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë”/ Raporti i KE: SPAK vazhdon të tregojë, pavarësisht përpjekjeve për ta vënë nën pr...

“Zyrtarët publikë i bënë presion drejtësisë”/ KE publikon raportin për shtetin e së drejtës në Shqipëri: Korrupsioni vazhdon të jetë i pë...

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon “Sori-Al”: Verifikimet zyrtare treguan se nuk kemi kryer shkelje






